12.5 C
Tiranë
E enjte, 20 Mars 2025

Lola Shehi.

BULËZA VESE

L'immagine può contenere: Lola Shehi, oceano, spazio all'aperto, natura e acqua

Erdhe buzë pranvere,
Kur toka ishte në vlagë,
Ugaret frymonin avull si bukëvalë e sapodalë
Acaret e dimrit kishin ikur,
Bora majë alpesh në të shkrirë
Qielli det kaltërosh
Bulevardi nanuriste aromë lulesh erëmirë
Sythet e pemëve lëngëzonin epshesh
Trupi saj,
Mëngjeseve në dritë,vishej hijshëm
Gjallnonte e piklonte gjelbërim gjethesh,
Mbrëmjeve në errësirë…
Nën dritën e zbehtë të hënës…
Zhvishej aq guximshëm,
E zgjohej e pjekur si frut i arrirë…
Ti erdhe buzë pranvere,
Kur dita s`kishte gdhirë
Dehur gotash, mbushur bulëza vese,
Mbi buzën e saj, pirë…

Lola Shehi.

MESAZHE MBI RRËNOJA

L'immagine può contenere: Lola Shehi, spazio all'aperto

Kazermë e braktisur
Të vetmet shoqëruese, pishat
Kot nuk e kanë thënë se natyra nuk braktis
Mure të rrjepur
Dyer e dritare të shqyera
Mesa duket, dikujt i kanë hyrë në punë
Mbi mure, mesazhe të koduar
Simbole pa axhendë sqaruese
Çaste e copëza jete lënë pas krahëve
Sodis rrënojat
Mundohem të përkthej mesazhet
Mbushem me aromë pishash
Nuk ua di adresën autorëve mbi mure
Do doja t`i gjeja
T`u riktheja kujtimet
Largohem me kokën pas
Mesazhet mbi rrënoja
Më shoqërojnë me sy nga larg

Lola Shehi.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.