4.5 C
Tiranë
E shtunë, 22 Mars 2025

Luke Luka

FALEMINDERES PER MIREKUPTIMIN
Episode te ndryshme prej jetes se qytetit tem, ne kohen e kalume, per te cilen po qarkullon shprehja paradoksale, ishim ma mire kur ishim keq!? ( me humor e pa humor)!..
. Flete ditari .
Castiga ridendo mores!
(Ndigjo te keqen tuej u talle me te – ka thane Latini )
*
Kur binte shi, rruget shkelqenin prej baltes e dheut te lagun. E te gjithe ishim te lumtun e plot solidaritet, ndonese dhomi e balta delte mbi nivelin e kepuceve, te bleme te Smajli, i vetmi dyqan kepucesh ne qytet.
E vetmja ruge e asfaltume ishte Pjaca. Mbasdreke, ne vere, karroca e Komunales me kuaj, e lagete ate e Rama i Gurit te Zi parakalonte ne asfaltin e zi , here kamezbathun ly me gelqere,here me kepuce te bardha me bira, pasqyre e koheve te veshtira! Ai ne menyre demostrarive bante me qeshe kalimtaret tek bertiste”kena merrijte ne socializem”!..😅
*Mund të jetë një imazh i 5 persona, fëmijë, njerëz të ulur, njerëz në këmbë, pemë dhe ambiente të jashtme
Pastrimi i rrugeve bahesh me shisa rremeqe e kova me teneqe.
Çifti Hysni e Zylfija prej lagjes “Lirija”, futen ne pune.
Pergjegjesi u thote:-
– Keni per pastrim zonen prej Parruces ne drejtim te Ures se Bunes…..
Mbas dy ditesh, vjen njoftimi:
– Jena ne Beltoje..per shisa kena nevoje! Na i dergoni sa ma pare te vazhdojme….
*
Dritat fikeshin e radio e televizori (marre me autorizim),rrinin pushim.
Dritat na i ndezte e fikte ,ne bllok, shteti, pa pase nevoje na me perdore cilesin!
U mesuem me kete rregull.
Iknin dritat..! Kur vinin na gezonin..Kete gezim vetem na ne bote (kalu edhe Amerikes) e perjetonim çdo dy ore!
Urime ! Erdhen dritat!..😅
Ne klube, tuej pi kafe, si me kene maje traktorit, prej zhurmes se gjeneratorit!.
*
Kudo rralla qe me nate, per;
groshe, qumesht, buke e voj gurit, dimen e vere, mbeshtet mas murit!..
Nji gru: – Nadja e mire burra!
Burrat heshtin.(grueja e perserite pershendetjen)
Pergjigjet nji burre:- Burre asht ai i joti qe te ka çu ty ne rralle.Na jena vetem mashkuj (burraleca)!😅
*
Ditet e javes, jane emnu, simbas emnit te furnizimit me tallon….
Tam, tam, tam..
Kush asht ne dere?
Fleta e zborit (10 dite)!..
Ne pune mbetet vendi bosh, me luejt rrenash ne tunele ne Tarabosh!.😅
Perseri pa drita,kesaj here edhe pa uje!
Faleminderes per mirekuptimin , na thone!..
*
Forcohen masat per ruejtjen e kufinit.Shtohet vigjilenca ne nd/marrje, uzina ,fabrika e kooperativa me roje operative!
Alarm ajror, alarm per lopen e çmendun, semundjen e minit, gripin e pulave (me ju çu edhe qirosit qymet e krese perpjete 😅!..
Lufte rahatise personale!..
Si e kuptoni kete?
Me hype ne biçiklete pa shale- tha Tanoja!
E diele! Dite pushimim(kur nuk ka aksion apo pune vellnetare)asht dite pishumi..
…..E Shkodres humori nuk i ka mungu kurre!
Faleminderes per mirekuptimin miq te Fb.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.