2.5 C
Tiranë
E martë, 11 Shkurt 2025

Lulash Ara

SHQIPTARË HESAPI…!L'immagine può contenere: 2 persone, testo

Ekuilibër s’ka Kosova
Politika lesh harapi
Ndër shekuj kemi dhënë prova
Nuk thonë kot – shqiptarë hesapi..!

Kryeministri në një anë
Presidenti në një tjetër
Njësoj sikur në Tiranë
Trashigim, zakon i vjetër..!

Jemi komb ndër më të vjetërit
K’të e din e gjithë Europa
Duke i shpallë luftë njëri – tjetërit
Sot jemi të ndarë në copa..!

E ka thënë Fishta me rreshta
Poeti i madh kombëtarë
Ma parë mbledh i thes me pleshta
Se sa mblidhen dy shqiptarë..!
— — — — — — — — — — — —
Lulash Ara

MOS KËSHTU SE PO GABONI…!

Ju që ligjin e sfidoni
E nuk rrini në shtëpi
Mos kështu se po gaboni
Jeni njerëz, jo bagëti..!

E gjithë bota po rënkon
Kjo është luftë e thotë gjithkush
Kush rregullat nuk i zbaton
Tash po shkon si qëni në rrush.

Dëgjo o kopuk i mjerë
Që s’duron pa dalë për derët
Jetës tënde si jep vlerë
Po çfarë faji kanë të tjerët..!

Me shitë mënd jemi të parët
Rregullat i zbatojmë shumë pak
Se kuptoj, pse ne shqiptaret
Marrim vesh veç me dajak..!

Mund të thoni po e tepron
Por me jetën jo – nuk luhet
Shqiptari e ka zakon
Bën gjithmonë atë që s’duhet..!

Jam vërtetë i revoltuar
Por uroj të më kuptoni
Mos kështu o të uruar
Mos kështu se po gaboni..!
— — — — — — — — — — — —
Lulash Ara – Firence – Itali

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.