Përshëndetje motra, vëllezër..!
Në këtë situatë ekstreme,
jemi më të bashkuar,
më solidarë
se kurrë bashkë,
jemi me të shtrenjtit,
të dashurit tanë
brenda shtëpisë,
për të qënë nesër
përgjithmonë bashkë!
Do t’ia dalim!
Mos harroni kurrë të buzëqeshni,
në fund të tunelit ka dritë!
Mos e harroni këtë!
Ju dua!
Hello sister, brother ..!
In this extreme situation,
we are more united,
more solidarity
than ever together,
we are with the boleved,
loved ones our
Within house,
to be tomorrow
forever together!
I will go!
Not forget never be smile,
in the end of the tunnel there is light!
Not forget this!
I love you!
Shpresë….
Pas një dhimbje, lind gëzimi,
Pas shiut nis një ditë me diell,
Pas heshtjes, fshihet miratimi,
Pas një furtune ndriçon qielli.
Pas lotit, lind një buzëqeshje,
Pas një honi ngrihet mali lartë,
Pas ditëve t’nxehta flori një rreshje,
Pas natës shkëndrit dita e artë.
Pas një tradhëtie, lind një tjetër dashuri,
Pas një mërije lind një miqësi,
Pas një shiu llamburit ylberi,
Pas qarjesh vjen në jet’ një fëmi.
Pas një humbje vjen një fitore,
Pas mundimesh përplot hambarët,
Pas një nate feks një ditë e re,
Pas tallazesh, deti njësh me valët.
Pas një gruaje t’brishtë, fshihet ‘fuqia,’
Pas një mëkati kërkon falje,
Pas luftërash me fitore vjen lavdia,
Pas shumë lodhjesh fiton medalje.
Pas një dimri vjen pranvera,
Pas verës s’nxehtë vjen vjeshtë e artë,
Pas vyshkjes së lules.., çelin të tjera,
Pas mbjelljes…..gjelbërojnë arat..
Pas një gremine farfurin deti …,
Pas shtegut gjëmbor feks lëndina,
Pas një mjegulle shkëndrit liqeni..,
Pas një ferre çel trëndelina.
Pas një sfide rrëmben suksesin,
Pas një shpelle, çel lulëza me ves,
Pas muzgut, dielli agun përndez,
Pas dritëzës qiriut – lind një shpresë!
“””””””””””””””””
Do t’ia dalim mbanë!
Kur të gremiset kjo aromë vdekje,
Kur buzëqeshja do të n’a përqafoj,
Do të pyes veten si gjithë të tjerët:
Ç’ishte kjo ‘murtajë’ kjo e pistë ’lojë’?!
Kur të arratiset ‘korona’ vrastare,
Kjo re e zezë, kjo e frikshme shtjellë,
Mornicat që trupin sot më mbulojnë,
Vallë nesër jeta, ç’do të n’a sjellë?
E sigurt, që drejt shtegut të shpresës,
Hapat do të hedhi paqja, gëzimi.. !
Do rrim sot larg njëri – tjetrit vëllezër..
Që nesër të jemi bashkë në përqafim..
Le t’u rrim larg politikave paradoksale,
Le të ngrehin flamurin e solidaritetit!
Le të mbyllin sot perden e tragjikomedisë,
Për një kauz të shenjtë të mbrojmë jetë!
Jeta n’a përplas në sfida ekstreme,
Universi sot në gjunj’ – sugjestionim sizifian,
Sërish përdore do të n’a marri jeta,
Ju flas me zemër, do t’ia dalim mbanë!