Kosovë e shtrenjta ime, Kosovë martire,
Si s’tu tha loti e s’tu nda dhimbja ty kurr,
Gjamën e vajtimin në sy si atëherë edhe sot,
Ç’të gjeti Kosovë martire,ku janë bijtë e tu.
Krenarë për bijtë dhe vëllezërit e vrarë në emër të lirisë,
Qëndrojnë motrat dhe nënat Dardane,
Do harojnë rrobën e përjetshme të zisë,
Dhe vereve të dëshmorëve do nis gjama e vajtimi.
Bijtë e luftëtarëve,jetimët, e ardhmja jonë,
Rrugëve të botës, mërgimtarë do treten,
Se shpirti i tyre nuk do mundet kurr të durojë,
Atë shkelje të gjakut të vëllezërve e të etërve të vrarë.
Si mos ma zi të shoh sot të tradhëtuar Kosovë,
Nga klysht e tradhëtisë të etur për pasuri,
Që mbas shumë premtimesh të dhëna çakajëve të uritur,
Kanë nënshkruar copëtimin e trojeve shqiptare.
Ata i vraftë rufeja e trupin va përvëloftë,
E as vari mbrënda mos i mbajtë,
Ata që timonin t’mbajnë e i ke në krye Kosovë,
Ato që me korrigjime kufijsh tokat po ti shesin.
Dhashtë Zoti e zgjohen nga gjumi bijtë e shqipes,
Në ideal,simbol e vepra bashkë u bashkofshin,
Vrasësve rë lirisë frymën t’ua këpusinë,
Që me trojet e tua Kosovë martire askush mos guxojë të luaj!
“”””””””””””””””””””””””
Sërisht do të vij pranvera
Pranvera është shtang e ka ngrirë në vënd,
Me lumenjë të shterruar rrugët po ngjajnë,
Në çdo trotuar e rrugicë bari po mbinë
Çdo gjë duket e heshtur sikur po flejnë gjumë .
Një melankoli e madhe vëndin ka mbuluar,
As zëra fëmijësh më në rrugë nuk dëgjohen duke vrapuar,
Dallëndyshet e zogjtë e pranverës nëpër pemë ngujuar,
Dëgjohen korijeve me zë të mekur duke kënduar.
Kanë mbetur shkretë rrugët e kombit mbarë,
Zhurma e makinave më si dikur nuk dëgjohet,
Në qiell as dhe avionët më nuk fluturojnë
Janë shuar nga rret e zeza rrugët e tyre të bardha.
Në karantinë janë mbyllur kontinentet mbarë
Koha e dashur ka ndaluar e ngrirë në vënd,
Në ankth e frik çdo gjë është mbërthyer.
E veç shpresa njërzinë e mban me sy tek dritarja.
Se një ditë do dalim prap me gëzim rrugëve ,
E plotë me zëra fëmijësh vëndi nga anë do buqasë,
Edhe zogjtë e dallëndyshet këngës do ja thonë,
Pranvera do lulëzojë e qielli nga avionat do ushtojë.