20.5 C
Tiranë
E martë, 17 Qershor 2025

Manushaqe Hoxha Laçi

Dinjiteti, thesari i shpirtit
Në heshtje ngrihet, si diell i ngrohtë
Mbi çdo fjalë, mbi çdo vepër të kotë
Një moral i lartë i ndërtuar me gurë
Të drejtën kërkon dhe s’ndalon kurrë!
Në sytë e njeriut që nuk sheh më frikë
Kërkon lirinë, pa asnjë ngarkesë të ligë
Dinjiteti, kjo kala e pamposhtur, e fortë
Ndjenja që duhet të sundojë në botë!
Ta kultivojmë në shpirt këtë thesar
Me të bota nuk mund të bëjë pazar
Është dritë, shkëlqen dhe në errësirë
Pa dinjitet s’mund të jemi të mirë!
Hije e tradhëtisë
Me qenien tënde endej një hije në errësirë
Por me dinakëri shfaqeshe si “grua e mirë”
Pas saj qëndroje e ftohtë, e ngurtë, e pabesë
Një premtim i fshehur, një e humbur shpresë!
Kur dorën të preka, ndjeva t’ëmblën ngrohtësi
Sikur bota për një çast u ndal para syve të mi
Por plagë më hape pas çdo veprimi tinëzar
Me ndjenjë tradhtie që s’kisha parë më parë!
Me zemër t’desha, siç kurrë s’kisha dashuruar
Pasiguri mora, si shpend i plagosur, i vetmuar
Fjalët ishin shtresa për t’fshehur t’vërtetën
Shpërtheu zemra e plasaritur që i nxive jetën!
Tani mbetem i humbur në t’trishtat mendime
Zhytur në llum t’mbushur plot me zhgënjime
Pas çdo buzëqeshjeje, një maskë qëndron
Ushqim kam mërzitjen, ngadalë më helmon!
Në fund, vetëm heshtja mbytëse mbetet
Kujtimi i hidhur që më ndjek nuk tretet
Dhe pas kësaj humbjeje, shpirti im e di:
Sa shumë m’dhemb, sa m’vrau e jotja pabesi!
Ringjallur nga hiri
Acar dimri, dhimbja e shpirtit tim
Në thellësi të natës, ku brenga rri
Një plagë e hapur, pa ngushëllim
A do shërohet kjo vrastare ndjesi?!
Rrokullisen lotët, mblidhen në gushë
Dhe zemra e thyer, ngadalë përkulet
Rëndon mendimi, s’ka qeshje në buzë
Zhgënjimi që ndiej, këmbëkryq ulet!
Trishtimi më ndjek, më shtrëngon
Dhe çdo kujtim, vërshim dhimbjeje sjell
Si një brengë që trurin egër dhunon
Në qetësinë e natës, ulërima mbjell!
Por, në errësirë, një dritë ende shpreson
Një forcë që më ngre, edhe pse e lënduar
Thonë që dhimbja e shpirtit një ditë kalon
Ringjallesh nga hiri, ringrihesh për të luftuar!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.