Më ço për të shëtitur bir, kam ende këmbë të forta; të eci përkrah teje nuk do ndihem kurrë e plakur…
Më fto në shtëpinë tënde bir, të dielave së paku; për një drekë apo darkë, të ndjehem e shoqëruar dhe e plotësuar me Ju
Më fol me dashuri bir, mos më kundërshto gjithmonë, mos u irrito; ne te moshuarit jemi si femijët na pelqen të na llastojnë, të na buzëqeshin, përqafojnë…
Festo përvjetorët e mi, mos kritikoni “marrëzitë” e mia; Do të përpiqem të jem e fortë dhe do mundohem të përballoj hidhërimet …
Mos më largo nga jeta jote, mos më fol me zemërim; ende e kam mendjen të qartë, kam akoma kujtimet e dikurshme …
Eja e më vizito në shtëpi biri im, nuk do të të kërkoj asgjë; vetëm praninë tënde dhe të vazhdoj si gjithë jetën time të të shikoj me dashuri fytyrën, njeriun që je bërë…
Mos më lër të trishtuar dhe të vetme, mos më thuaj të shtrihem se jam e lodhur; mjekët gabohen bir, dhimbja është në Shpirt.
Shendet e dite të bardha paçin të gjithë prinderit tanë kudo janë.

Miqësia nuk është ajo që mendojnë të gjithë.
Nuk bëhesh mike me dikë vetëm sepse të pëlqen miqësia me të. Nuk është miqësi. Miqësia është kur di gjithçka dhe ende hiqesh sikur do të mësosh diçka. Miqësia është kur gjen çdo ditë një shaka të re dhe e përsërit deri sa askush nuk do të duronte, por ajo të duron, ajo ka mësuar ta bëjë. Miqësia është kur nuk ka rëndësi nëse nuk përgjigjet në telefon, nëse nuk ka nerva të përgjigjet, ti do t’i shkosh në derën e shtëpisë dhe do ta përqafosh fort. Miqësia është kur nuk ke frikë të jesh “idiote”, e di se ajo do bëhet më “idiote” se ty vetëm që mos të të lërë vetëm në budallëkun tënd. Miqësia është kur njeh anën më të keqe të saj, kur njeh çdo difekt por i dashuron fort. Miqësia është kur nuk ke frikë të jesh e bezdisshme, “banale”, vetvetja. Miqësia është kur ndodh diçka dhe ajo duhet ta marrë vesh e para. Miqësia është kur nuk ke më nevojë të thuash të kam xhan, mjafton të shikohesh në sy. Miqësia është kur i kap doren dhe siguria jote shtohet si me magji. Miqësia është kur shkruan për dikë, miqësia është kur nuk ke më frikë të thuash “të kam zemër” , miqësi është kur qan teksa shkruan për miqësitë e tilla…