Jam stina
e tash,po jam vjeshta,
gjethja e lemuar gjithe ngjyra
sunduar,nga e verdha,
se kete ngjyre,deshi natyra,
nje vere plot ngjyra lash pas,
ku dielli na dogji me ngazellim,
nderthurur,adrenaline pa fund,
drejt vjeshtes,hapur rruge shtegtim.
jam stina,udhetare e lindur,
e veshur me shpirt dhe shprese,
ku fal pranvere,vere,vjeshte dimer
e tani..une po jam vjeshte
vjeshte ne nje breg te thepisur,
ku sodis dallge te trazuara,
e ku ndjej mall,per puthje bregore,
tek falem me veren,si vjeshte e uruar
@M.Kucaj 16.09.2020
“”””””””””””””””””””””””””””””
Per ty…nena ime
e lutem ne heshtje,te isha dhe njehere
nje kohe te riktheja,mos isha kaq e mjere
nje kohe kur me ty isha dhe doren te shtrengoja
nje kohe ku do te doja,asgje te mos ndryshoja
nje kohe kur bashke rrinim,dhe bota na perkiste
nje lumturi e embel,qe lutesha te mos vdiste
nje kohe kur diellin preka,dhe henen e pershkova
nje kohe kur me ty rrija,e ndjenjen tende provova..