Dy” shoket binjake”..
Kureshtja ateher femije…shpesh here me beri te” vjedh” momente nga jeta ne familje… te” pergjoj” biseda,te cilat sot i ndertoj ne kujtimet e asaj kohe…thone qe kur lindin dy femij njeheresh quhen binjake….por ja qe jeta me te papritunat te lidhe me njeri qe e vendos ne zemer… E ndan me te gjithcka…
Diku ne qoshen e divanit…po lexonja librin Pa familje…isha 13 vjece dhe pa dashur me terheq vemendjen biseda e tim eti me xhaxh Jorgjin…po diskutonin per turnet dhe punen….keqkuptimet e zenjet me pergjegjesin e turnit…kishin mbi 10 dite qe nuk merrnin racionin e qumshtit qe ju takonte si veshtirsi pune me helme( superfosfat e shkrirjen e piritit) …ju kishin vene flet- rrufe ne kendin e njoftimeve te uzines…per arsye kundershtimi..rrezikoheshin me denim gjoja abuzim pune.Ishin te vetmit qe nuk pranuan kurre te futeshin ne parti…bile ne nje mbledhje te fundit ata e kishin cilesuar: qe t’jesh komunist…do t’thote te jesh i privilegjuar…ti keshe te gjitha prane si te duash e kur te duash…keshtuqe kur jeta te sjell veshtirsi,c’kuptim kish te jesh ne nje parti te tille..
Ateher keto thenje apo kundershtime te fusnin ne kategorin e nje ” armiku’… sabotatori etj…Shpesh her nderprisnin biseden e tyre dhe kontrollonin nga dritaret mos i pergjonte njeri qe ti spiunonte( meqe banonim ne katin e pare)…kur u siguronin per kete qeshnin me njeri tjetrin si femije…
Si sot me kujtohet kur im ate i thote shokut tij: o Jorgj vellaj…sa do deshiroja qe disa nga historite e jetes tone te mbeten deshmi…hahaha qeshnin..mandej hidhej xhaxhi Jorgji…ti lutemi Kadares o Gjergj …e te shkruj dicka…hahaha…
Nga qoshja ku une qendroja hidhem e ju them…me mire ti luteni shkrimtares Xh.Jorganxhi…dhe qeshnin pa pushim..
***** ******** ********
Ishin pothuajse te nje moshe…u njoften ne Rubik…i bashkoj jeta…puna ne montime…dhe u bene ” shok binjake”.me ide e qellime te njejta…
Jorgji Ifti nga Erseka ateher i dashuruar me Afrodhiti Comora nga Himara…o zot cfate bukurie i kish dhuruar kesaj vajze.
Syte e saj magjike,te cilet mbeten dhe sot shqisa te cilat para se te flas goja…kane folur ata…nje amvise e zonje qe spikat rregulli e pastertia…
Im ate Gjergji nga Mirdita…i larguar nga fshati i tij ne mosha fare te re…jetonte ne Rubik,i cili vazhdoj nje kurs dy vjecar per vinxhjer dhe jeta i dha rruget ne montime te ndryshme te veprave ne atdhe…
U dashuru marrzisht me shkodranen e bukur nga lagja Arra madhe ose” ura e thive” qe njihet dhe sot… E cila ish.ne shkolle N.Mazi e njekohesisht e aktivizuar akrobate ne grupin artistik te rrethit( porsa te krijuar).
Dashnia e tyre shpesh here u luftu nga mentaliteti i asaj kohe…se Gjergji ishte nje” malok” dhe kurre s’duhej te merrte nje vajze qyteti…por mburoje per kete ishte shoku i tij binjak Jorgji,i cili kujtdo ju thynte hundet me pergjigjen: malok – malok por ai shartoj buku malokun e Mirdites me kulturen…besen e bukurin Shkodrane…mbas pak muajsh im ate grabiti shkodranen e cila ne moshen 17 vjecare vishet nuse ne kishen e fshatit Perlat me kostumin paradhoks te mirdites nga dy hallat e mia fisnike…Marta e Mrika…
Jeta vazhdon….secili per her te pare behet prind dhe cdo gje fillon te ndryshoje ne familjet e tyre…nje detyre e re ajo e prindit..shume me e lehte i erdhi jeta xhaxhi Jorgjit…tre femije vajza…
Aleksandra…Aida dhe Rajmonda..nje familja plot gezime… hare e lumturi..
Te tille gjithnje prane prinderve te mi…prane nesh…
I rend lajmi i dt.28.11.2002…largohet nga jeta Jorgji Ifti…dhe tek koka e tij fjalet e tim eti…lamtumir vella..
Por mbas tre javesh papritur ndahet nga jeta dhe Shkodranja bukur…23.12.2002.
Keto dy humbje e gjunjezuan keq tim ate i cili kish humbur dhe pjestar te dashur te gjakut tij…por kur jeta ndjehet bosh…
Vdekja te vjen prane …pa te trokitur ne dere…bie ne gjume dhe ti nuk zgjohesh me…un te therres baba…baba dhe pergjigje nuk marr…keshtuqe ne parajsen e tyre u bashkuan keta njerz te mire..
Ishte nje dedikim… Nje deshmi qe kerkuan ta kene per jeten e tyre dhe une ju a bera….e si perfundim le te mbese kjo nostalgji kujtim i bukur… Nje dhurate per nena Viton e vajzat e saj… Sandren……
Aiden dhe Monden..
I uroj jet te gjate e pleqni te mbare…e falenderoj nga zemra per gjithcka qe ajo beri prane familjes time…mirnjohje…!!
Je ne vijim dhe Nena ime e dashur…
Afrodhiti Comora…!!!