Ne gabuam …
(Le të flasim më shumë për lirinë)
Ne gabuam sepse edhe në demokraci folëm shumë për komunizmin dhe diktaturën.
Ne gabuam sepse në demokraci nuk promovuam vlerat e shkuara , të harruara, të pashkruara të së kaluarës që historia e shkruar nën diktaturë i veniti.
Ne gabuam sepse e përmendëm kaq shumë Enverin deri në paharrim.
Ne gabuam sepse nuk i dëgjuam dhimbjet e së kaluarës.
Ne gabuam sepse nuk i ndjemë thirrjet e viktimave.
Ne gabuam sepse duartrokitëm verbërisht.
Ne gabuam sepse besuam se vetëm” fitimtarêt”kanë gjithmonë të drejtë .
Ne gabuam sepse nuk mësuam nga historitë e dinjitozëve që nuk ia shitën shpirtin diktatit dhe ligësive të kohës.
Ne gabuam sepse nuk ia lexuam mendimin kolosëve tanë të mohuar të pendës.
Ne gabuam sepse iu përulëm monumenteve, busteve, mermereve dhe jo vlerave.
Ne gabuam sepse iu dhamë liri kjoskave , kafeneve, restoraranteve, hoteleve dhe jo muzeumeve, librarive.
Ne gabuam kur kujtuam se liri fjale do të thotë sharja dhe përgojimi i tjetrit .
Ne gabuam sepse nuk njohëm plagët e vërteta tonat.
Ne gabuam se nuk i mjekuam ato.
Ne gabuam sepse nuk i izoluam shkaktarët e plagëve tona.
Ne nuk gabuam pse ishim të varfër e të paditur.
Ne gabuam se donim të pasuroheshim menjëherë , njësoj , si dikur të varfêr në komunizëm.
Ne gabuam se iu nënshtruam të keqes.
Ne gabuam sepse nuk dijmë ta kundërshtojmë të keqen .
Ne gabuam se nuk dijmë ta dallojmë të mirën , edhe pse pak të mira na kanë ndodhur si komb .
Ne do ta sfidonim të keqen po t’ja ndjekim fijet e jetës të mirës.
Ne gabuam sepse nuk debatuam por kryqëzuam tjetrin e ndryshëm.
Ne gabuam sepse ia kujtuam gjithkujt madje edhe atij që nuk e njihte të keqen që mbërtheu nga fyti jetët tona atëherë, përherë.
Ne gabuam sepse nuk përkrahëm liritë.
Ne gabuam pse nuk i studjuam thellë liritë.
Ne gabuam se folëm aq pak për liritë.
….sa pak folëm për lirinë!
“”””””””””””””””””””””””””
24 -vjet Albanian Culture TV
Çdo nëntor Albanian Culture TV feston përvjetorët e vet. Herë me artistë , herë me koncerte gala apo edhe thjesht mes miqve të ngushtë apo rrethi familjar, kjo familje produktive e komunitetit shqiptaro -amerikan në Nju Jork në rrjedhën e këtyre 24 -viteve ,kalendarit të nëntorit i ofron një festë më shumë . Kështu ndodhi edhe këtë nëntor nē familjen e ACTV në Nju Jork e cila nën strehën e krijueve të saj , Familjes Belliu , përmes kujdesit deri në detaje të Adem & Mimoza Belliu dhe gjenerozitetit të Vera Belliut priti miqtë e vet të cilët shtohen e shtohen nën rrjedhën e viteve falë veprimtarive bashkëpunuese që televizioni ndërton me komunitetin. Në mjediset e familjes së tyre dy themeluesit Adem dhe Mimoza Belliu organizuan një mjedis që ofronte muzikē , interpretime spontane, përshëndetje miqsh dhe gosti të cilat së bashku sillnin artistë , moderatorë , gazetar, aktivistë të komunitetit , duke krijuar një atmosferë mjaft të ngrohtë e miqësore. Ky televizion në tre vjetët e fundit e ka shtrirë veprimtarinë e vet edhe në Prishtinë dhe Tiranë duke i afruar dhe ofruar kështu shqiptarëve anën tjetêr të tyre , atë që ndodhet mijëra milje larg nga Nju Jorku përmes kronikave të Arjan Melonashit dhe Alda Çibukut. Themeluesi i ACTV zoti Adem Belliu theksoi se veprimtaria e tij në fushën e produksionit mediatik është një ndërthurje e patriotizmit me profesionin e tij të artistit e ku roli i familjes dhe puna është dominues por edhe angazhimi i gazetarëve dhe artistëve ka rol determinies. Të pranishëm në këtë takimi ishin shumë prej bashkëpunëtorëve ndêr vitw të televizionit si Dalip Greca, Marjana Bulku, Beqir Sina, Olsi Beçi, mjaft detaje ishin kuruar nga skenografi Andis Gjoni i cili për arsyje objektive mungoi në këtë festim. Mjeshtri i fotografisë Ilir Rizaj ishte prezent me kamerat e tij por edhe me artistë që ai i promovon sistematikisht përmes aktiviteteve të shumta iniçuar prej tij . Violinistja Joana Kaimi interpretoi disa pjesë të zgjedhura pêr violinë duke e ngrohur mjedisin me tinguj klasikê. Nuk munguan as pjesët për trompë që z.Adem Belliu i solli prezent bashkë me disa improvizime pêr piano interpretuar nga mjeshtri Agim Kola .Një atmosferë të këndëshme krijuan edhe këngët e interpretuara nga çifti Besa & Bashkim Berisha. Beqir Sina përshëndeti pjesmarrësit si mik dhe bashkëpunëtor i kētij televizioni.Nuk munguan edhe histori nga e shkuara ku vuajtja përmes përjetimit nga kampi i internimit në Savër të Lushnjes erdhën nëpërmjet rrëfimit të sinqertë të Mark Mernaçaj
24 vitet e AC TV janë gjithmonë momente festimi dhe reflektimi se si do të jetë e mundet të jetë fytyra e një televizioni që dhuron shërbime në një komunitet ku jeta ka ritme e dinamika të një vendi gjigand e ku miqësitë që dhuron ky ekran janë një bonus cilësor për të gjitha palët .
Marjana Bulku