16.5 C
Tiranë
E premte, 1 Maj 2026

Marjeta Shatro Rrapaj

Shtrëngatë…Imazhi mund të përmbajë: qiell, re dhe jashtë
Përplasen retë zemëruar
kurmit të qiellit errësuar
e gjarpërinjt e shtrëngatës
zhurmojnë furishëm
drithërimën e dhimbjes
që rrjedh si litarë lotësh
pikëlluar shiut vjeshtak të melankolisë
ku britmat e shakullisura të kohës
tkurrin mendimet e ethshme
deri në përpëlitje…
Marjeta Shatro Rrapaj
“”””””””””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: mal, qiell, re, jashtë dhe natyrë
Vendlindjes…
Vendlindja ime,
lidhur ngushtë me një lumë e një mal,
ku midis tyre shtrihet gjithë bota ime
që ndjek meridianë zgjatur përtej tyre
në fluturim mbi gjurmët e të parëve,
ku gjyshi im është një bredh i blertë
e gjyshja ime një zambakë i bardhë
hallat e mia manushaqe pranvere,
xhaxhallarët e mi dy lisa të heshtur.
Rend shpirti im mes tyre çdo natë,
janë gjaku im që më vë në lëvizje,
pjesë nga e shtrenjta vendlindje
e unë një thëllëzë që fshihem mes tyre
e shuaj mallin që digjet syve
e pikon dritë vegimesh të ndritshme
ëndrrash vezulluese me drithërima dëshirimi,
dihama dhimbjeje,dalldi përjetimi,
shkreptima mendimi për shpirtëroren
plot trajta të larmishme,
për ty vendlindja ime!
Marjeta Shatro Rrapaj
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.