12.5 C
Tiranë
E enjte, 20 Mars 2025

Marjola Salataj

JETA VLEN MBI GJITHÇKA
*****************************
Sa herë e egër mu duk jeta
Po aq e bukur ,njëkohësisht
Mes lumturisë, shumë herë vallëzova
Aty ku ngrihesha, rëzohesha sërish.
Mes dallgësh, furtunash u enda gjatë
Më dukej vetja, si lum pa shtratë
Si zog, krahë thyer në fluturim
Ku zemra rënkonte e s’gjente qetësinë.
Më lodhte,mërziste dhe një fjalë e dëgjuar
Pa dashur shpirtin e kisha lënduar
Harroja se jeta ishte dhuratë
Njëherë jetohet ,koha s’kthehet pas.
Sa herë me natën e pritëm mëngjesin
Me sytë, gjithë lotë kërkoja të vërtetën
E doja botën të ishte bardhë
Ta jetoja jetën si ëndërr si përrallë.
Por vitet kaluan bashkë me to mësova
Më të mirat jetës, nisa t’ja kërkoja.
Kudo hidhja sytë më qeshte fytyra
bota e lulëzuar kishte aq shumë ngjyra.
Dhe nëse një fjalë dëgjoja më tepër
E hidhja pas krahëve e grisja si letër
Mendoja me vete pse të humbas kohë
nëse unë të dua s’ka rëndësi në më do.
Do të vi një ditë bota do ndryshojë
Dhe nëse nuk vjen diell do ndriçojë
Kush zemrën e artë të pastër do ketë
Do jetojë i lumtur kudo që të jetë.
Si ëngjëj ne lindëm ashtu të jetojmë
Se siç kemi ardhur një ditë do të shkojmë
Asgjë s’do të mbetet veç veprat e mira
Ndaj le ta jetojmë pa mbajtur mërira.
Ah e ëmbla jetë, shpeshherë them me vete
Aq sa herë më munde zemrën seç ma trete
Ndaj çdo ditë të jetës nektarin ta marrë
Mbi sup hedh gëzimin dimër e behar.
Marjola Salata
“””””””””””””””

Shkoi dhe një vit si shkuan të tjerë
Sot numri dyzetë më trokiti në derë.
Shumë vite të arta dhe i kam kaluar,
Ndonëse jetë e gjatë ka qënë dhe trazuar.
Nektarin e jetës e kam përqafuar
Sa herë kisha sfida lehtë i kam kaluar.
Me shpirtin e paqtë me zemrën behar,
Mirësi kam falur , shumë kam për të falë.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.