9.5 C
Tiranë
E enjte, 16 Janar 2025

Mark Marku

 

Urimi i prindit ,urimi mai shejte ne kete bot.Risultati immagini per gezuar ditelindjen

SOT 27 JANAR DITA QË U BËMË PRINDËR.

L'immagine può contenere: 1 persona, selfie e primo piano
Dita e sotme 27 Janar 2020 sapo startoj ,e ne duke pritur minut pas minuti si prindër që të urojmë për ditelindjën tënde. Një ditë e vecntë sot për ne si prindër ,një ditë e zakonshme si ditët e tjera por është një ditë e një gëzimi dhe obligimi të madh ,pasi na kujton datën që bashkëshortja ime u bë Nënë dhe unë u bëra Baba ,kjo ditë ishte dita e ardhjes në jetë e femijës së parë. Natyrisht që ashtu si çdo vitë sjellim në vëmendje çastet e para si prind para, qe të vije në jetë si femije i shëndetëshëm ,kujdesin por edhe ankthin e kishim ,ishim të rinj e natyrshem ankthi e shqetësimet shpesh i kishim prezent,por fale kujdesit që kemi treguar vetë ne dhe stafi mjeksor,erdhi në jetë vjaza jone e shtrenjtë Ilvana.
1
Ishte gëzimi ynë i parë dhe i madh ,për ne si çift, u bëmë prindër ,por edhe e gëzimi ishte i madh që ishte mirë vajza dhe e ëma.E kjo ka rëndësi të madhe që ne e kemi vlersuar në atë kohë por edhe sot.Ardhja vajzës në jetë tek ne ndryshoj shumecka ,ishte fëmija i parë i familjës tonë të re ,gezimi i madh që në na bëri prinder ,ku cdo cift në jetë ka objekrivin kryesor dhe dëshiron ta arrijë.
Në atë kohë ndonëse isha nga një krahinë dhe banoja në qendër të saj që kishin mentalitet se femia i parë duhet të ishte djalë,për mua nuk ka patur asnjë mendim tjetër ,përvec se gëzimit shumë të madh që ajo erdhi shëndosh në jetë dhe na bëri prinder.Madje edhe Nena ime u gezua , e me tha ma vonë uroj të fal zoti djalë. E ky urim pas 3 vitesh do bëhej realitet që Ilvana do të kishte një vëlla –të cilin ajo dhe ne e duam shumë.E fatmirsisht e kam shendet mirë e sot ka krijuar familjën e tij. Me kujtohet shumë mire që nga gezimi kur mora lajmin nga kolegu im F.Ll ,shef i Aramtim-Municionit në atë kohë ,ishte me sherbim oficeri i drejtimit ne repart,të cilit korireri i kishte lënë njoftimin derguar nga Tirana.Pasi u përshëndetëm në mëngjes më jep dorën dhe më thotë ke telegram dhe jeni shtuar si familje me çike ,duke përdor dialektin e Tropojës pasi prej andej kishte ardhur i trasferuar.
2L'immagine può contenere: 3 persone, persone che sorridono, persone sedute, tabella e spazio al chiuso
Bëra nje plan të shpejtë që pas orës 15 mjeti që trasportonte ushtarakët dhe punonjësit të ndalonte jo tek vëndi si gjithnjë ,por në oborrin e shtëpisë ushtarakëve Rrëshen ,ku shoferi në emër tim i njoftoi të gjithë se jeni të ftuar për një arenxhatë apo birrë sipas dëshirës.Kjo ishte mundësia buxhetore në atë kohë.Shumë nga kolegët mbetën të befasur pasi nuk ishte bërë si praktike .Mbaj mënd se pjesa më e madhe erdhën dhe më respektuan.
Natyrisht që pas martese detyrat në cift ndryshojne e shtohen ,madje kur në jetë vijnë femijët ato shtohen shumfish. Bija jonë Ilvana ti ishe sipari i mbarësisë tonë familjare – ti u rrite si shumë femijë të tjerë në qytetin e mjegullt Rrëshenit në atë kohë per 4 vite , e me pas në qytetin e Tiranës ,u përpoqëm të edukojmë si fëmijë,të arsimojmë në shumë auditore të universiteteve tona –ku arrite rezultate shumë të mira ,e natyrisht që për ne ka qenë lumturi e madhe.Kemi dhënë mbështetjën si prindër duke bërë detyrën tone, për të ecur ju përpara në jetë,e mendojmë si prindër që kemi bërë mirë detyrën tonë.Në kompaninë ku fillove pune,me profesionalizmin e perkushtimin tënd arrite të jesh nëpunëse e administratës e nivelin të larte duke patur rezultate të për të cilat shprehen me shkrim eprorët tuaj ,me rastin e largimit tuaj vitin e kaluar ,e natyrisht kjo jo vetëm ju por edhe neve, na ka bëre te lumtur përformanca që kishit krijuar në vazhdimësinë e realizimit të detyrave tuaja në mardhëniet e punës në këtë kompani për 10 vite pa ndërprerje.
3
Sot ti feston ditëlindjen për herë të parë larg nesh me familjën tënde madje larg Atdheut . Natyrisht që vjaza lind tek shtëpia e huaj dhe shkon tek shtëpia e saj kanë thëne të vjetrit,dëshira e çdo shqiptari është të jetoj në vëndin e vet.Por nisur nga një thënie e një filozofi të huaj ,ai thotë se atdheu sot është atje ku ti bëhët mirë secilit ,atje ku ka mundësi për të krijuar më mirë të ardhura për jetesën e tij.Megjithatë dëshira jonë si prind do të ishte të jetoje me familjën tënde në Atdhe,po kjo gjë nuk varet nga dëshirat tona.E rëndësishme është krijimi i familjës e cila nuk është thjeshte dika por gjithçka.Ne ashtu si çdo njeri në këtë jetë nuk mundet me qënë njerëz përfekt ,por kur shohim ecurinë tuaj si femijë ,kuptojmë se kemi bërë dicka te persosur në jetën tonë e kjo na gezon e lumturon.Pasi ju fëmijët tanë te mirëedukuar jani një kapital i madh për ne ,prindërit ,e me femijë të tillë të edukuar mirë ,nuk do ti friksohemi varfërisë dhe vetmisë në pleqërinë tone, ju për ne, jeni pasuria më e madhe .
4
Vajza jonë e shtrenjtë Ilvana ,ne si prindër, Mami dhe Babi ,nga zemra të urojmë të gëzosh shëndet edhe 100 vite të tjera ma të lumtura ,të kesh një jetë begatë,në mirëkuptim ,lumturi e harmoni sëbashku me bashkëshortin tënd. Ne urojmë e dëshirojmë që ashtu si na gezove e na bëra për herë të parë prindër të na bësh edhe gjyshër.
Lutemi zotit të realizohen të gjitha deshirat tuaja për një jetë plot mirësi e mbarësi.
Urime dhe gëzuar ,kalofshi bukur.
Ju përqafon Mami dhe Babi
Tiranë 27 janar 2020

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.