7.5 C
Tiranë
E dielë, 9 Shkurt 2025

Mbyllja e kufirit detar me Greqinë do te thotë: “varrosje” e problemit Çam.

Nga Stiljan DEDJA

 

Mbyllja e kufirit detar me Greqinë do te thotë: “varrosje” e problemit Çam.

 

Greqia për interesat e saja politiko- ekonomike kërkon dhe ka kërkuar edhe më parë mbylljen e shpejtë të “marveshjes detare me Shqipërinë”, se gjoja ajo është në favor dhe interes të të dy palëve. Pala Shqiptare asnjëherë nuk e ka çfrytëzuar këtë “ngutje” apo “ vrapim” të palës Greke, për të mbyllur sa më shpejt të jetë e mundur, marveshjen në lidhje me kufirin detar me Shqipërinë. Shqipëria nuk po e çfrytëzon ktë rast të “artë”, për të zgjidhur dhe sheshuar mosmarveshjet e saj të vjetra sidomos atë më kryesorin:-  Problemin Çam, apo genocidin Çam,si dhe zgjidhjen e problemit të ligjit luftës me Shqipërinë. Shteti shqiptar asnjëherë nuk flet hapur dhe asnjëherë nuk i ka kërkuar Greqisë  edhe botërisht: të zgjidhë problemin Çam. Por edhe kur ka folur për të gjithsesi ka folur me zë të vakët apo të ngjirrur, ka hasur në kundërshtimin e fortë Grek që : “ne nuk e njohim çshtjen Çame”.Ndërsa shteti fqinj bën gjënë e duhur për interesat e tij, kur dëshiron ti mbyllë gojën shqipërisë apo ndonjë vendi tjetër. Greqia shfrytëzoi momentin e hapjes së negociatave  të BE me shqipërinë, për të vënë diktatin e saj me disa pretekse si : atë të gjoja të shkeljeve të të drejtave të minoritetit grek. Preteksti ishte sipas tyre që : ju ishin shkelur të drejtat e  pronave të  minoritarëve,  apo edhe gjoja të dëmtimit të pronave të kulteve fetare Ortodokse. Ajo gjithmonë i ka ngritur “kurthe” shqipërisë, në mënyrë që Shqipëria të jetë e përulur dhe fjala e saj, të mos dëgjohet asnjëherë në botë në mënyrë që të mbajë të “fikur” problemin Çam. Greqia është vendi më brutal në europë, për sa i përket zbatimit të të drejtave njerëzore.Shumë Shqiptar në Greqi janë vrarë dhe masakruar dhe akoma nuk janë gjetur vrasësit e tyre. I janë ndërruar emrat me dhunë, e cila është një shkelje e rëndë e dinjitetit të tyre dhe kartës së të drejtave njerëzore. Greqia po lufton dhe friksohet vetëm Turqis, ndërsa shqipërinë as nuk e ka në llogari, për t’I dhënë zgjidhje  problemit kryesor: atë të çështjes Çame, ndasisë më të madhe që kanë të dy vendet. Greqia punon me djallëzi dhe jo me parime demokratike midis shteteve.Megjithëse marrveshja e detit nuk e prek direkt Çamërinë, ajo është për ne mendoj një problem shumë i madh pasi : mbylla e kufijve me greqinë do të thotë varrosje përfundimtare e çështjes Çame, varrosje e të drejtave dhe shpresave të shumë çamëve që duan të kthehen në pronat e etërve  të tyre. Mbyllja e “marveshjes së detit” me Greqinë  është një hap i nxituar për ne, në momentet e tanishme kur Greqia as ka ndërmend të dënojë genocidin e madh mbi popullsinë e pafajshme Çame dhe as ta njohë atë si problem që duhet t’i jepet zgjidhje. Në këtë genocid siç e dimë të gjithë, është bashkfajtore edhe kisha Greke, e cila mori pjesë aktive në atë çfarosje të madhe.  Ajo ka ndikim të madh në drejtim të pwrcaktimit, përzgjedhies dhe të përzënies së popullsisë myslimane Çame .Edhe Europa e di dhe e njeh fare mirë ktë “genocid të frikshëm biblik”. Franca si mike e greqisë as nuk do t’ia dijë fare për zgjidhjen e këtyre plagëve, të cilët i shkaktuan po vetë ata.Ne duam të futemi në një Europë, që nuk bën drejtësi dhe nuk mban përgjegjësi për vendet anëtare apo aspirante të saj. Greqinë ajo e sheh si një vend të privilegjuar dhe ne si një vend kandidat për në bashkim evropian, e cila nuk mund  mund të përkrahet  plotësisht. Gjithmonë Europa nuk është e zonja të zgjidhë problemet e rënda midis shteteve dhe të luaj rrolin e “drejtuesit”, por gjithmonë mbanë anësi.Në politikat e saj sundon “retorika këshilluese” dhe jo veprime konkrete “diktuese” për zgjidhjen e problemeve.Vetëm ndërhyrja Amerikane ka zgjidhur problemet në Ballkan dhe në Europë.Edhe në genocidin Serb ndaj Kosovës, Franca mbante një qëndrim asnjanës, për aleatin e saj të vjetër Serbinë dhe çuditërisht si lokomotivë e europës, ajo duhet të zgjidhë drejtë problemet europiane dhe ballkanike me këmëngulje dhe drejtësi. Problemi Çam nuk duhet të mbyllet me dhunë në favor të greqisë, por ajo duhet të mbyllet në favor të kësaj popullsie që jeton dhe ka jetuar më parë atje. Teori që : të mos shohim prapa apo ti lemë problemet e vjetra, thënë kjo nga europianët do të thotë të mbulosh plagën formalisht sepse ajo një ditë do të maiset dhe do të kërkojë ndërhyrje. Kjo teori është një ndihmesë për Grekët.Nuk duhet të mjekojmë në fillim “plagët e lehta” dhe pastaj të mjekojmë plagën e rëndë që mud të shkaktojë varrosjen e këtij genocidi të dhunshëm dhe marrjen e pronave dhe jetëve të njerëzve me dhunë.Nuk duhet të tregohemi dashamirës me ata që të kanë vrarë dhe rrëmbyëer pronat dhe tani thonë që nuk është e vërtetë. Pretendimi absurd dhe i pavërtetë i grekëve që:_ juve na keni vrarë dhe tradhëtuar, duke akuzuar një popull të tërë për gjoja “bashkpunim me nazizmin”. Greqia po sfidon gjithë vendet fqinje të saj, duke përfituar nga që është anëtare e BE, për të mbyllyr problemet e vjetra që kanë qenë padrejtësisht në favor të saj. Qeveria shqiptare opozita dhe parlamenti shqiptar duhet ta vlerësojnë në maksimum situatën, që mund të na favorizojë dhe të jenë në një mendje në lidhje me zgjidhjen e problemit Çam. Hallet që ka Shqipëria në lidhje me emigrantët, nuk mund ta detyrojë atë të ulë kokën përpara këtij problem kaq madhor për shqipërinë dhe çështjen shqiptare.Greqia e ka vënë shqipërinë përpara faktit të kryer. Forcën greqia për të sunduar ballkan e ka te uniteti i vet grekëve por edhe përktahja e madhe e disa vendeve të rëndësishme aleate europiane. Lufta jonë  imediate është që: ajo të njohë çështjen më të madhe

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.