Librin tim të 23-të “EKZAMINIMI I DIKTATURËS NË VEPRA LETARE” që ia kushtoj Artistes të Popullit Margarita Xhepa-Nderi i KOMBIT, për pjesëmarrjen dhe interpretimin e krijimtarisë së poetëve dibranë në disa veprimtari promovuese, nuk mund të mos ia dhuroja kësaj ikone të kinematografisë shqiptare. Ndaj dhe së bashku me Presidentin e Ansamblit Artistik “Hazis Ndreu” – Nderi i KOMBIT, Z.Muharrem Gjoka
-Mjeshtër i Madh, përjetuam çaste fatlume e kënaqësie të veçantë gjatë këtij takimi mbresënës me këtë Margaritare të rrallë.
Më pas, me kërkesën e saj, e shoqëruam në ceremoninë e dhënies së dhuratave disa fëmijëve me aftësi të kufizuara nga poetja Bujana Malaj, event ky i mirëorganizuar nga Shoqata kulturore&artistike “Jehona Shqiptare”, me drejtore ekzekutive Znj.Zamira Korançe dhe Presidente Nderi Znj.Margarita Xhepa…
Ishte ky një aktivitet i larmishëm i kësaj shoqate që hehoi përtej mjedisit festiv ku u organizua, çka tregon talentin dhe përkushtimin e drejtueses së saj Zamira Korançe. Gjithsesi, Mirënjohja në këtë rast shkon për poeten e talentuar Bujana Malaj, e cila, ashtu si çdo fundviti u është gjendur pranë shtresave në nevojë si në Shtëpinë e Fëmijës dhe në Azilin e pleqve, të premten më 16 dhjetor 2022 dëshmoi fisnikërinë e rrallë dhe shpirtin human, me dhuratat për qindra fëmijë me aftësi të kufizuar.
Mirënjohje të veçantë, gjithashtu për Artisten e Popullit Margarita Xhepa-Nderi i Kombit, që si presidente e kësaj Shoqate u gjend mes këtyre fëmijëve, duke i uruar përzemërsisht dhe duke ua kthyer sadopak buzëqeshjen…
Suksese Shoqatës kulturore&artistike “Jehona Shqiptare” në vepritari të tjera…