ROMANI IM I PARË!
Them te ky libër dështova.
Nuk nxorra në treg atë që doja. PËRSE???
Rrugë e vështirë në këtë rrugëtm të vështirë.
Nuk di kush të ndihmin nuk di kë paguan, që ti të dalësh mirë në atë që do.
Po kjo rrugë është shumë e vështirë nuk gjën dot redaktori e duhur, shtypshkronjën e duhur.
Shumica të gënjejnë,të vjedhin atë që ti e ke të shtrenjtë dhe nuk ta nxjerrin si duhet, por të lënë në një vështirësi që ti nuk e ke menduar,
ose ta sabotojnë atë që ti ke bërë.
Te ky libër kam gjith k’të dhimbje,
xhelozija e një personi,redaktores që të hedhi poshtë atë që ti ke shkruar ta shkatëron,atë që ti me vështirësi dhe dashuri e ke shkruar, me kujdes e ke hedhur netve të gjata pa gjumë, në një fletore,ajo ta hedh poshtë ta deformon në mënyren e saj apo atij, ta shkurton ta lë gjith gabime që s’janë as të tuat,të merr lekët dhe ta sjell të mbaruar, një orë para promovimit.Ti je duar lidhur nuk di si të ka dalë libri që ti ke paguar.Ske kohë t’ja kthesh mbrapa se ke ftuar gjith miqsinë, tënde ata të duan të respektojë dhe të blejnë librin tënd ashtu si është, dhe të vjen turp për ç’a do lexojnë.
Sot është ndryshe e nuk e çon librin më në dorën e një redaktore mashtruse,apo redaktori mashtrus, që ta ka sygjeruar dikush,jo për të ndihmuar por të prishur punë.Tani jam zgjuar nga gjumi i ditëve të para, kam gjetur redaktorë të mrekullushëm,duar dhe mëndje artë.
Kujdes gjith ju miket miqtë e mi, që shkruani shkoni punoni me njerzit e duhur, në shtëpinë botuese të duhur dhe libri jotë duket më i bukur seç e ke shkruar vetë ti që je autori.
Falenderoj redaktoren dhe shtëpinë botuse në librat të mëvonshëm që kanë punuar aq mirë dhe libri ka ardhur ashtu si dua unë.Falenderoj shumë,
ARTE GRAPHIC
“”””””””””””””””””
“PSE ËNDRRAT MË MBAJNË INAT”
Pse ëndrrat më mbajnë inat,
mbrëmë më lanë vetëm në gjumë,
dhe pse ti ke vite ikur,
nga ëndrrat s’më ikën kurrë.
E pres mbrëmjen gjith dëshirë,
shprsoj shumë ë se do të shohë,
vjen luan me mëndjen time,
herë më do dhe herë s’më do.
Si harrohet dashuruar,
dikush duhet t’më tregoj,
dhe në qoftë se s’do të kthehet,
të më thotë si të harroj.
Pse ëndrrat më mbajnë inat
Unë me ty jam dashuruar
shpresa do më mbaji gjallë
kthehu të lutem unë të dua .
(Nga Meri Mezini)
“”””””””””””””””””””””
Ç’FARË KËRKON POETI NËPËR GËRMA?
Ç’farë kërkon poeti nëpër gërma?
në fjalët zinxhir ç’do ditë lidh ai,
i shkruan shpirit plotë dashuri dhe benga,
bije lotë trishtimi, gëzimi, pakënaqsi.
Ç’farë kërkon poeti nëpër gërma,
pushtetin e shanë e mburr ai,
kush ja lexon vargjet e shkruara,
E lavdërojnë e shajnë i çmëndur është ai.
E bije dashurinë me gërma magjike
dhe vdekjes i shkruan ai elegji
ta bije jetën ta lexosh në këto gërma
shpirtrat gjejmë veten në gërmat e tij.
Ç’farë kërkon poeti nëpër gërma,
zënkat, mëritë intrigat i sjell aty
të kujton se jeta është e shkurtër
vraponi, jetoni, mbusheni atë me dashuri..
(Nga Meri Mezini)
“”””””””””””””””””””””
“ASGJË NUK DO MARRËSH ME VETE NË VARR”
Asgjë nuk do marësh me vete në varr,
ndaj mendohu mirë i dashur njeri
përveç kujtimit të mirë po e ke lënë
dhe unë do them çnjeri ishe ti.
Mos fli në mbrëmje pa pyetur të afërmit,
për fëmijën, prinderit lutu të jenë mirë,
të nesërmen pyeti vallë do kenë ngrënë?
një kafshat e dhënë për ty është bekim.
Mos qaj kurrë dhe të thuash s’kam
kam plotë thuaj kurr shendetin ke mirë
se e Zoti dëgjon mashtrimin e shpirtit
ti merr të gjitha për ty s’ka mëshirë.
Asgje s’ngelet në këtë botë veç kujtimit,
shijen e jetës që mbrapa ke lënë,
të gjitha janë pjesë e tokes se përjetëshme
ti ikën papritur sikur kurrë nuk ke qënë…
(Nga Meri Mezini)