“””””””””””””””””””””””
DO TA BËJMË SHQIPËRINË
-Pjesë teatrale-
PLAKU- Sylejman Qyqalla
KOSOVA- Albana Haliti
ÇAMËRIA- Tiona Bajraktaraj
PRESHEVA- Dafina Haliti
MALËSIA- Ismie Xhaferi
TOPLICA- Erisa Paçarada
SHKUPI- Miron Imeri
SHQIPËRIA- Blerta Shala
PLAKU:Jam lodhur,moj bija,jam lodhur shumë;
Kam mbetur i vetëm- vetëm me këtë bastun!
PRESHEVA:Të mbajmë ne,o atë-hidhe atë bastun!
PLAKU:Kam një hall,moj gjeraçinë…
PRESHEVA:Mos ki merak,o im atë-
do ta bëjmë Shqipërinë!
PLAKU:Kam shumë shekuj me plagët e mia…
SHKUPI: Këtu jemi të gjithë-edhe Çamëria!
SHKUPI:Jam këtu!
KOSOVA:Jam këtu!
PLAKU:Jam lodhur…ah kjo jetë…
pa ju,o fëmijët e mi…ah,sa vështirë!
MALËSIA:Ishim të zënë rob,o atë…na lidhën me zinxhirë!
PLAKU:Ah,sa më paska marrë malli…
të ju shoh bashkë…u dogja si stralli!
ÇAMËRIA:Edhe unë,o im atë,qeshë djegur për së gjalli!
PLAKU:Ku ishe,moj bijë,ku të zuri nata?
TOPLICA:Ishte natë e errrët,o atë-na zuri shtrëngata!
PLAKU:(duke e marrë gotën)Jam lodhur…do ta pi ma afsh rakinë!
KOSOVA:Lëre gotën,im atë!Jemi ne këtu…
do ta bëjmë Shqipërinë!
PLAKU:Mbeta i vogël…s’dukesm aspak!
ÇAMËRIA:Mos u bezdis,o atë-
Historisë do t’i marrim hak!
PLAKU:Jam lodhur,o fëmijë…më djeg shpirti…
si vapa në gusht!
MALËSIA:Mos u trazo,o im atë…jemi bashkë
si një grusht!
PLAKU:M’u bë barrë e rëndë…500 vjet prita!
PRESHEVA:Isha e vogël,o im atë…sapo u rrita!
PLAKU:Ku je, Malësi,moj bijë?Tash që po të shoh
më duket si ëndërr!
MALËSIA:Isha e zënë,o atë…këmbë e duar
m’i lidhi një gjarpër!
PLAKU:U lodha…tyh,sa keq më përplasi era!
(Të gjithë me radhë):Gëzohu,o ati ynë-në prag është pranvera!
PLAKU:500 vjet i rashë kambanës me dorë,me zemër e me trup!Po,cili gjumë ju futi në agoni?!
TOPLICA:Kishim shumë plagë,atë,,,me shumë plagë
ishte Nana Shqipni!
PLAKU:Pse ju zuri gjumi…a mos ju verboi leku?
SHKUPI-PRESHEVA-MALËSIA-ÇAMËRIA (me radhë):Ah,im atë
nuk dilnim dot…i thellë qe hendeku!
PLAKU:Mos ma sillni këtu sërish Turqinë!
KOSOVA:Jo,im atë…e kemi Shqipërinë!
PLAKU:500 vjet frymën ma ka zënë…abetaren ma mbylli me dry!
ÇAMËRIA:Dhe mua m’i preu këmbët…mua dhe fëmijët e mi!
PLAKU:Pse të zuri gjumi,o Shkup-harrove Manastiri, abetaren?
SHKUPI:Më ndje,im atë!S’shihja gjë…bishat ma kishin
mbyllur dritaren!
SHQIPËRIA:Oh,e lumja unë!Në prehër i kam fëmijët e mi!
Hidhe,bir…hidhe atë bastun…jam Nëna-
të mbaj e të rinoj unë!
PLAKU:Tash…dhe në vdeksha…do të vdes i qetë!
Kjo pjesë teatrale u ekzekutua,më 17 shkurt për nder të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës në kuadër të Shoqatës”FAMILJA SHQIPTARE” në Spay të Koblenz-it,e shoqëruar me muzikën “Arbëreshës sime” të Shkëlzen Dolit e në fund u shoqërua me vallen shqiptare “Festë të madhe ka sot Shqipëria” nga Ansambli Shtetëror i Tiranës”
Këtë pjesë e shkrova dy javë më parë.