DASHURI, DHE ZÈNKA..
Jemi zënë sa here
dhe prap jemi pajtuar.
Jemi dashur nga herë,
por prap kemi debatuar,
lufte kemi bërë
të arrijmë jetën
plot halle,
s’jemi vetëm ne
kështu është bota e madhe.
Sa here kemi bërtitur,
fëmija,shtepija,
por kurr, nuk ndikoj
të humbi dashuria.
Kjo është jeta jonë
zënka, dashuri, dhe halle,
S’ka mardhënie të përsosur
do ish gënjeshtër e madhe.
Nga (Meri Mezini)
(nuk është vetëm për ne)
SHPIRTRAT SHTEGËTUAN
NË STINËN E RADHËS….
Si dallëndyshet shtegëtuan
në ktë stinë,
shumë shpirtra njerëzish
nga gjithë rruzulli
tokësorë,
Ktë herë ikën s’u kthyen
më në pranverën
e rradhës,
iken shtegëtuan
njëherë e përgjithmonë..
Gjith globi u përlot
për shpirtrat që shtegëtuan,
shumë dhimbje u kalua
në ç’do cep të tij,
të vegjel të rritur këtë herë
ju lutën Zotit,
O Zot ndaloje shtegëtimin
pa kthim….
Mjaft dhimbje mori
c’do cep i botës,
kjo dhimje
ishte e gjitha pa kuptim
bekoi o Zot ti njerzit e tu,
të ikin me moshë
mjaft hidhërim..
Lëri dallëndyshet
të kthehen me pranverën,
kthena buzëqeshjen
mjaftë kemi qarë,
Bekoi njerzit
gjith botën mbarë
nesër për gjith globin
të jetë një ditë e bardhë….
nga (Meri Mezini)…….