12 C
Tiranë
E enjte, 27 Mars 2025

Me poeten: Marjeta Musaraj

 

SORKADHE E VOGËL..L'immagine può contenere: Marjeta Musaraj, primo piano

Sorkadh’e vogël sorkadhe,
Gjesdis në ato livadhe,
Kullot në ato korije,
Vapon nën dega lajthie.

Brirët thurur mes ballit,
Si lisat majës së malit,
Syt’e bukur qelq të ndrijnë,
Si hën’e pa bërë mirë.

Sa më sheh ikën kërcen,
Lart korijes malin merr,
Qendro sorkadhe kërthi,
Se kam rënë në dashuri.

Hajde, ulemi të flasim,
Buzët shoshoqit ti qasim,
Hajde se më dogji zjarri,
Dhe të vdes s’do më tres varri.

Hajde, moj ti, gjeç belanë,
Se vitet ikën e më lanë,
Hajde, moj, mos rri e mjerë,
Jeta vjen vetëm njëherë.

MARJETA MUSARAJ
D/22/1/2020!

Vajza Shqiptare.Fotografia e Marjeta Musaraj

Fisnike vajza Shqiptare
Manushaqe celur prillit
Si sorkadhja ne livadhe
Ja more zemren bandillit

Virgjeresh lindur nga zoti
Hena sapo zen te rritesh
Si hyjnesh me gjuhe Ezopi
Gonxheve te prillit ngjishesh.

Burrin qe te dhane dikur
As e pe dhe kurr se njohe
Sishte as kercu as gur
Dashuri kurr sperjetove

Ti fisnike Zane qendrove
Lidhe jeten cte dha fati
Kurr su lige su dorzove
Si nje shkemb ku te dha Ati.

Marjeta Musaraj.

Ore do kete ndonje shqiptare qe te meret me jeten e tij!
Dhe te mos merren me jeten e tjerve!
O zot te qofshim fale mblidhu mente e kokes njerezve,qe flen ne shtepi te tyre,dhe duan te dine per biografin e botes!
Kjo ndothe vetem me mostrat shqiptare!
Kesaj i thon te jesh e mire me njerzit e gabuar.
Cdo gje e tregon koha.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.