Në se dëgjoi veshi im…
Mbas krahëve shahet edhe mbreti,
Kush është i zoti, t’a thotë në sy,
Në leh .. qen\bushtër tek i treti,
T’a dijë , s’ka ulur.. ka ngritur ty..
Nëse do isha unë e i/e treti/a
Nuk ‘do ta lija pa sorum..
Që të kuptojë se gjuhë lëpjeti.. (lloj lakre..
Është ai/ajo që ‘mbledh forum..
Në. “mikes” i ke thënë veç dy
(Edhe pa të keq) ato dy fjalë.
Nga mbas kurrizit kur s’je aty
Ti hedhi “ndryshe” në det me valë..
Unë vetes time i ve parim,
Mund të më thonë – të shau filani..
Ne se dëgjoi vetë veshi im,
S’do hedh poshtë mik/e sikur filxhani.
Se s’dihet ndoshta kanë qëllim,
Se njerëzit janë bërë shumë të poshtër,
Mos zini besë pa kryqëzim..
Kush flet mbas krahëve s’është kulloshtër… (qumësht lehon..
Nuk dinë që fjala është si plumbi,
Dhe plumbi bën dhe rikoshet,
Nëse dikë helmon si thumbi,
Rikthehet gjarpër e të vret..
Ndaj “botës”mos i ki besim..
Nuk thonë ato që vjellin vetë..
Më mirë një kafshe aferim..
Njeriun shmange me lezet..
Mimoza
Të isha pjalm..
Këto të mira ka pranvera,
Dëshira, malle, ëndrra, muzë,
Dashurinë.. turtull në dera..
Shpresat..cicërimë mbi buzë.
Sa hodha sytë mbi një lule,
Me vete thash – të isha pjalm..
Të endem si flutur t’u ulem..
Mbi to të shtrijë të jetës gjalm.. ( fill)
T’u puthja luleve pistil,
Si pendë të më shtyjë era,
Ti thosha mallit – nga zemra, dil..
Por malli çel lule të tjera…
Sapo mbi lule hodha sytë,
Imagjinatës ..stinë pranvere..
Me degë bajamesh, kurorë në kryet,
Dhe shteg të lotit ,që mallin tjerr…
Sa hodha sytë mbi një lule,
Improvizova lëndinën det..
Kur ëndrra mallit i përkulet,
Unë që nga pjalm bëhem poet.
Këto të mira ka pranvera,
Dëshira, malle ,ëndrra ,muzë..
Pak humor..
Virus koronovirus,
Të jap urdhër ik ..s’të lus,
S’e njeh kokën e Shqiptarit..
Si për maska ka vënë zjarrin .
Virus , koronovirus,
Frikën s’na i bën dot pus..
S’na rren, dot i yti trill
S’të duam as për një prill..
Virus koronovirus
Si lule do të këpus
Vetes ke për t’i bërë varrin
Vjen me dy, katër të marrin…
Virus ,koronovirus
Bëra pak humor të zbus
Tmerrin që mbolle si farë
S’qeshet është hall për të qarë.
Virus koronovirus
S’di në je KINEZ a RUS
A patent Amerikane..
Kolerë të shuash dynjanë.
Virus koronovirus
Politika do këpucë..
Këpucë t’ua japësh në dorë
Grip bën në laborator…
“””””””””””””””””
Syri i hënës..
Retë e gllabëruan , për në qiej të tjerë..
Zemrës male rëre si ndër shkretëtirë,
Nga malli sa s’çahet si flluska në verë,
Dallandyshk e vetme, në botën.. hapësirë.. (bosh)
Qerpikët e natës pikojnë errësirë,
Me terrin e zi më veshi si korb,
Ku je syri hënës !? O sy i delirë!
Cili det të futi në tijën torb !?..
Si alieni zhdukur, ku je Eliksir !?..,
Ti vërtetë je qiell , yjet rreth ke valë,
Eja flutur shpirti thirr o bijë, o bir..
Oh , sa ka nevojë zemra tënden fjalë..
Disa re hajdute hënën më rrëmbyen ..
Veç tek syri saj, unë e nxirja mallin,
Me ca pika “shiu” sytë e mi gënjyen,
Por të mallit shpirt,si do mund t’a tallin!?..
I parajsës rob , o i kaltër glob…
Ledhatom me duart, si në vend të nënës..
Retë s’e dinë që vjedhja, paguhet me gjobë?
Të rrëmbejnë ç’të duan , por jo synë e hënës…
Mimoza sot
Si sot mami im kish ditlindjen