LUTJE..
Vetëm ty të lutemi o Zot
Na shpëto nga kjo stuhi
Jemi mbyllur në vetvete
Që të gjejmë pakë dashuri
Të lutem me gjithë shpirt
Sonte nuk dua që të vdes
Derën e kam lënë hapur
Një fjalë të mirë po e pres
Në emër të fëmijëve po të lutem
Që ta gëzojnë ata ardhmërinë
Vetëm një pikë loti i tyre
Ma rëndon dhe mua vetminë
Të lutem na mëshiro o Zot
Që mortaja mos të na mbuloi
Të gjithë sytë i kemi kah Ti
Edhe unë dua që të jetojë.
ËNDËRR E VONUAR.
Vonë më tregoi ëndrra mbrëmë
Që sot pritet të bjerë shi
Me shiun do të nisemi bashkë
Vetëm që të mbërrijë tek ti
Le të bjerë ai shi pranveror
Që t`mi njom buzët e thara
Nga qepalla më pikojnë kujtimet
Të ngrohta si puthjet e para
A thua kur do të bjerë ai shi
Mos ëndrra prapë më mashtroi
Dhe valë lumëbardhi do të bëhem
Në kraharorin tënd të pushoj
Edhe ngjyrë ylberi bëhem për ty
Që t`të dashuroj nga largësia
Me shiun do të vallëzojmë s`bashku
Vetëm e lirë të rritet dashuria.
“””””””””””””””
PËRSE NUK VJEN..
Sonte të gjitha rrugët heshtin
Pos kujtimeve që rrinë zgjuar
As hëna nuk doli si mbrëmë
Edhe ajo më la te vetmuar
Përse nuk vjen si gjithmonë
Kur zemra ime ka mallëngjim
Të pres ashtu me gjithë afsh
Sa fortë të do ky shpirtin tim
Përse gjithë kjo heshtje sonte
Kjo natë tepër më përmallon
Edhe kujtimet i kam lodhur
Vetëm te ti mendja më shkon
Sonte nuk dua që të heshtim
Druaj nga terri t`më pushtojë
Eja para se te zbardhi dita
Në kraharorin tënd të pushoj.
“”””””””””””””””
DO TË VIJË NJË DITË.
Sa shpejtë po shkojnë stinët
E gjithë jeta iku në fluturim
Bashkë me rrugët e rinisë
Të gjitha shkuan pa kthim
Tani çdo gjë duket e vetmuar
Sikur e presin të njëjtën ditë
Ashtu rrinë bashkë pa bërë zë
Veç me kujtime çmallen përditë
Dhe unë e ndjej kur vjen ai
Do të shtohet dashuria jonë
Për atë ditë i ruaj këto vargje
Që nga zemra për te burojnë
Dhe unë po e pres po atë ditë
Kur ai kthehet në përqafim
Me plot mall do e puthi pa pra
Deri të zbardhë nata në agim.