Mëngjes magjik,
pushtuar nën rrezet e diellit,
Dhe cicërrimat,
e zogjëve të harlisur,
Me kthjelltësinë,
e kaltësisë të qiellit,
Ditë e mrekullueshme ,
na paska nisur!
Në burgun ,
e kësaj stine të pranverës,
Pas perdeve të dritares,
na përshkon lakmia,
Ëndrra të ngujuara,
qëndrojnë prapa dere,
Shpresat tona i mbuluan retë gri,
dhe na i ka vrarë pandemia!
Mallëngjimi mbetë peng ,
për shetitjet pranë Ibrit,
Ku pulbardhat , nëpër valët e lumit,
të habitura kan ngelë,
As shelëgu i bukur ,
dhe lulet e trëndafilit,
Këtë stinë pandemie,
qëndrojnë të mbyllur dhe s’kan qelë!
Kudo mbretëron ,
burgosje e pranverës,
Nuk shijohet blerimi ,
dhe mungon njerëzia,
Secila shtëpi paska rrotulluar,
qelësin e derës,
Nuk ka shetitje pranverore,
për pa ikur e mallkuar pandemia!
“”””””””””””””””””””””””””””””
U k’ thya dallèndyshja,
nga viset mërgimtare
N’këtë pranverë,
plotë lule me blerim,
Ka disa muaj ,
kur u ngjitë vallës shtegtare
Te zogjtë e saj,
larg atje në mërgim!
Në folenë e saj ,
mjaftë e mërzitur,
I këndon pranverës,
me cicërrima,
Zemra dhe shpirti,
duke i dhembur
Si dot’ i kaloj,
largë tyre stina!
Cicërron tinguj magjik ,
nga zemra dhe shpirti
Që të bëjnë ,
të biesh në mendime,
Përsëriten ,
qeveritë vit pas viti
Dhe vendit të saj ,
nuk ka ndryshime!
Sa më dhimbset ,
kjo dallëndyshe,
Që e vetmuar,
e kalon jetën në fole,
Sikur të punonin ,
për vendin ndryshe
Dot’ i këthehëshin ,
dhe zogjtë në atdhe!
E lumtur dot’ jetonte,
në përqafim,
Plotë hare,
me fëmijtë e saj,
Dot’ e ndërtonte jetën
plotë gëzim
Kur t’ i vinte fundi,
të ikte nga kjo botë pa halle pastaj!
Abide Gashi; 15 prill 2019, Mitrovicë
“”””””””””””””””””””””””””””””
Në këtë ditë ,
me diell pranvere,
Seq këndojnë,
dhimbshëm kumritë,
Kan zbritur në kopsht,
përpara çdo dere,
Po presin gjatë,
dhe i kërkojnë fëmijtë!
Kënga e tyre ,
qenka veq të qajtura,
Përse kopshtet ,
janë të zbrazët,
Ku janë voglushet,
krahë hapura,
Që na prisnin ,
me dashurinë e ngrohtë!
Erdhën dhe shumë,
dallandyshe nga larg,
U ndalën,mbi avli,
dhe degët e mollës,
Filluan këngen e tyre,
me një varg,
Përse është boshatisur,
kopshti i shkollës!
Çfarë paska ndodhur,
kështu në këtë lagje,
Mbetën pa tekst ,
dhe filluan me u tërhequr,
As gjyshja nuk paska,
dalur fare në bashqe,
Si hera tjera,
lulet nuk i paska mbjellur!!
Paska rënë dergjë ,
apo ndonjë mortajë,
Njerëzit qenkan ,
të mbyllur nëpër shtëpia,
U këthyen prapa,
andej nga kishin ardhur,
Edhe këtu ,
qenka shtrirë kjo pandemia!
Abide Gashi
; 15 prill 2020, Mitrovicë