9.5 C
Tiranë
E enjte, 16 Janar 2025

Me poeten:Amijete Çollaku

Imazh ndjenjash dashurore!L'immagine può contenere: fiore

Ndjenjë, që botën sundon
Ndjenjë, që gjithësinë mban në dorë.
Ndenjë, që dhe të vdekurin ngjall
Orbit e jetës, ti o ndjenjë dashurore
Busull, njerëzore
Vorbull çastesh, faktesh, aktesh
Flakë e magjishme, si një eshkë me unur ndezur,
mes çastesh.
Dëshira, shpirtrash përndezur
zemrash, përvëluar.
Ndjenjë, trazuar
Energji, universale
mbarsur, me emocjon.
Përndezje, magjike
që në tetë mrekullitë e botës, të fluturon… Ndjenjë, që për hiç gjë ndez, të vetmin zjarr që dëshiron, të të djeg
e ti
lumturinë, t’a përjetosh.
Të deh
Të çmend
Të josh….
Amijete Çollaku!

Dalldi!

L'immagine può contenere: 1 persona, con sorriso, in piedi, cielo e spazio all'aperto

Sa herë, që dalldia më rrëmben
më vjen, arratinë të marr.
Pranë teje, të ulem o det
dy tre fjalë, me t’i thanë
të bisedojmë, gjatë e gjanë për çfarë, jetuam e çfarë, pa thënë lamë.
Hambarin e shpirtit, të zbraz
që më, s’duron
e është bërë, mullar.
Me ty, mallin t’a përgjysmoj
e më tej, detit t’ja meditoj
e ti rrëfej, çdo fjalë
një nga një, t’i vë, mbi valë
të m i përcjellin, bregut matanë
atje, ku digjet një shpirt
ku një zemër, në heshtje qan.
Dhe sërish, netëve të m’i sjell ,
ditëve t’i lë të flejnë
natën ëndrrat t’i shkruaj në ditar
me shpresë e mall.
Janë, kujtimet e mija
i dua, gjithmonë, t’i kem pranë
dhe pse shpesh, dalldia më mbyt, si dallgë
shpirti, mes tyre gjen paqë…

Amijete Çollaku!

Lëndim!

Se si ndjehesh e pandeh
jo më pak, ndjehem dhe unë.
Kurrë dikë kaq afër, se kam ndjerë
dhe kurrë kaq, se kam dashuruar.
Dhe njëkohësisht, po kaq e vrarë
dhe kaq e dëshpëruar
kur mendoj, se s,më përket
dhe se me kohë, je larguar.
Faji, nuk është i imi
as i yty, sigurisht.
Fajin e kanë, rrethat
që gjëndemi, unë dhe ty.
Fajin e ka, njohja jonë
në një periudhë e kohë, të gabuar
ndaj s’mundem të mbaj mëri
dhe pse shumë, jam lënduar….

Amijete Çollaku

Kaq thjeshtë të dua!

L'immagine può contenere: 1 persona, in piedi e spazio all'aperto

Fllad i ngrohtë, i ëmbël
përkëdhel, lulet me vesë
dhe unë, për ty
një buqetë, lulesh
zgjedh .

Thjesht, me një gjest
them, të dua për jetë
të dua
si ditën e parë,
që të njoha
të dua, sot
siç të desha, dje
do të të dua dhe neser
sa të jemi gjallë, mbi dhe.

Të dua, siç je
mos u ndi, ngushtë
mos ndërro, fustan
dhe floku, i pakrehur s’më shqetëson
që s’ka luk, modern
as parfum, mos vë
të dua, siç je.

Dua, të shijoj tënden, aromë
atë aromë, të gjellës
që në guzhinë, kundërmon
asaj të qumshtit, prej nëne
kur fëmijën, mëkon
aromën e mirësisë,
kur më jep kurajo
dhe atë , kur më qorton
kur bëj,gabim
dhe atë aromë,
kur më ngushëllon
dhe aromën e dashurisë, kur më përqafon.

Kështu si dje, si sot, e mot
të dua, përgjithmonë.
Për ditë festash,
aq më bën
si muaj dhe si ditë,asgjë s’ndryshon
se unë,të dua çdo ditë, çdo muaj, çdo vit, të kam thënë.
Fletët kalendarit, ja kam gris
se dashurinë, e festojmë
365 ditë në vit, përgjithmonë!
Amijete Çollaku!

Fllad i ngrohtë, i ëmbël
përkëdhel, lulet me vesë
dhe unë, për ty
një buqetë, lulesh
zgjedh .

Thjesht, me një gjest
them, të dua për jetë
të dua
si ditën e parë,
që të njoha
të dua, sot
siç të desha, dje
do të të dua dhe neser
sa të jemi gjallë, mbi dhe.

Të dua, siç je
mos u ndi, ngushtë
mos ndërro, fustan
dhe floku, i pakrehur s’më shqetëson
që s’ka luk, modern
as parfum, mos vë
të dua, siç je.

Dua, të shijoj tënden, aromë
atë aromë, të gjellës
që në guzhinë, kundërmon
asaj të qumshtit, prej nëne
kur fëmijën, mëkon
aromën e mirësisë,
kur më jep kurajo
dhe atë , kur më qorton
kur bëj,gabim
dhe atë aromë,
kur më ngushëllon
dhe aromën e dashurisë, kur më përqafon.

Kështu si dje, si sot, e mot
të dua, përgjithmonë.
Për ditë festash,
aq më bën
si muaj dhe si ditë,asgjë s’ndryshon
se unë,të dua çdo ditë, çdo muaj, çdo vit, të kam thënë.
Fletët kalendarit, ja kam gris
se dashurinë, e festojmë
365 ditë në vit, përgjithmonë!
Amijete Çollaku!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.