4.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Shkurt 2025

Me poeten:Mirela Ropi

LERMË SYRIN E LIRË

Mund të jetë një imazh i 1 person

Përpara më prij moj udhë
Bëhu udhërrëfyesi im
Jam ngarkuar me pleqërinë
S’mbaj as mënd,nuk kam besim !
Ndoshta hëna më bën dritë
I besoj verbërisht
Se dhe shtegut më del pritë
Ndaj,lermë syrin e lirë
S’kam gjë tjetër unë me vete
Gojën kyçur,zemrën e dlirë
Më shoqërojnë pak yje,plot derte
Që peshojnë kurrizit tim!

13Tetor 2021

“”””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe ambiente të jashtme

TË PRANISHME
Mëngjeseve përballem me ditën
Por..,zemra mbeti një vend invalid
Atje ku aksidentalisht la plagë !
Të pranishme si kryefjalë e çdo fjalie
Më kujton,gjithçka që prek me dorë
Madje dhe ëndrrat rrezendjellëse
S’më dhimbset vetja kësaj vjeshte
Dhe pse vjen magjishëm netëve
Kjo çmenduri çon në përhumbje !

11Tetor 2019 Mirela Ropi

“””””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 2 persona

EKUIVALENTE
Vizatoj me penel tokën
Ajo,s’ngjason me qiellin
I pa mundur është bashkimi
Ekuivalente lidhja me diellin
Jeta pa to, humb drejtimin
Nëse ti je si shkëmb i fortë
Të shndërron në guralec
Bashkon çdo pjesë të historisë
Ta servir gjithçka me flesh
Ndoshta, siguri t’ë jep çatia
Ndjehesh fëmijë i mbrojtur
Ku qëndron besimi,forca!
Herë me dëshirë ,herë ndrojtur
Gjuha e tokës është e ashpër
Llogarit mirë,ku vendos këmbën…
Nuk të ofron liri të gatëshme
Ndodh e kundërta, peshë mban brengën.
Nëse kupton gjuhën e tokës
Të ofron vetë gjithçka
Nuk ka nevojë për fjalë
Të kuptosh dashurinë e saj !

Mirela Ropi 9 Tetor 2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.