14.5 C
Tiranë
E shtunë, 8 Shkurt 2025

Me poetin: Eduart Veli

ËSHTË…, SA HIMALAJA !!L'immagine può contenere: una o più persone e persone in piedi

A mundet vallë,po ju pyes,ta blejë atë paraja ?!
Ajo është lartë deri tek retë,më lart se Himalaja!
A mundet vallë ta ngjizë në zemër atë paraja?
Ajo është dielli vetë,më e lartë se vetë Himalaja

Dehëse, hyjënore,a mundet ta blejë atë paraja!?
Është lart në majë deri tek Zoti,lart në Himalaja!
S’ka çmim të afishuar,nuk mund ta blejë paraja.
Çmimi është i lartë,më i lartë se vetë Himalaja!

E bukur,e ngrohtë e dlirë,smund ta blejë paraja!
E ëmbël,si zanë,më e bukur nga vetë Himlalaja!
Me gjithë ngjyrat e ylberit,sblihet dot nga paraja
E rëndë,e lartë e qielltë,është sa vetë Himalaja !

Zjarr,tufan,uragan,kurrë s’mund ta blejë paraja!
Në sy,në buzë në shpirt,është sa vetë Himalaja!
Në tik takun e zemrës,nuk mund ta blejë paraja!
Ndjenjë,jetë,është diell,më e lartë nga Himalaja.

Drita që lind,dita që agon,smund ta blejë paraja!
Çdokush mund të ngjitet në majë tek Himalaja!
Pa atë je i vetëm në shkretëtirë,je krejt pa njeri.
Më e lartë se Himalaja,jeta vetë,i thonëDashuri!
“GARDEN VILLA VELI ” 19.03.2020

….PËR TY !L'immagine può contenere: 3 persone, persone che sorridono, persone in piedi

Për ty e ndal kohën,akrepat gjigandë të kohës, i ndaloj.
I mbledh në një buqetë vitet e rinisë dhe ty po ti dhuroj!
Për ty tokës i ndal rrotullimin,vetëm një stinë të ketë përherë.
Stinët e tjera të rrijnë lart në qiell,në tokë të ketë veç pranverë!

Për ty dhe në ëndërr bëhem roje,ëndërrat e tua ti mbroj.
Të pëshpërisë ëmbël mëngjeseve e mbrëmjeve
magjiken fjalë:”Të dashuroj!”
Për ty bëhem rreze drite,në sy e zemër të futem
pa u ndjerë .
Tik taku i zemrës tënde mua më foli,që në ditën
e parë që ke lerë!

Për ty horizontet përflak, mbrëmjeve të sjell me
dhjetëra ylberë.
Për ty, ylberë dashurie dua të mbjell ,në zemrën
tënde përherë!
Për ty,do ju vjedh shkëlqimin natën yjeve,dritën
e tyre do të dhuroj.
Për ty mes galaktikash me yje, do shkuaj vetëm
një fjalë:”Të dashuroj”!

Për ty, këngët e zogjve do mbledh kudo,në pyje kodra e korie.
Më to e dashur,do bëj një simfoni,do ta titulloj :
“Simfoni dashurie!”
Për ty,bëhem valë deti,po ti përherë mbetesh bregu im.
Kudo që të shkoj në detin e paanë,mbetesh më i zjarrti përqafim!

Për ty e ndal kohën,jetoj pambarim në ditët kur isha njëzet vjeçar
Ti për mua mbetesh si atë natë shiu,nën çadër dikur,në Janar!
Për ty kam thurrur dhjetëra poezi,oh sa shumë ju dua të dyja.
Për ty detin e kthej në poezi,ty je vetë jeta, ti je Dashuria!

“Nga vëllimi poetik “Për ty jetoj ‘

MUA MË MBRON ANTIVIRUSI “DASHURI” !

Unë nga Korona virusi nuk kam frikë fare.
Për maskë,alkool e doreza nuk dua tja di.
Nuk dua ta mbyll portën,dyer edhe dritare.
E kam gjetur dhe ilaxhin unë,quhet dashuri!

Le të shfaqen,gripe dhe mikrobe aerobikë.
Të përhapet virusi nga Kina deri në Australi.
Nga ky virus famëkeq,nuk ndjej fare frikë.
E kam gjetur vetë antivirusin,quhet “dashuri! ”

Le ta quajnë Kovik 19,gripi shpendëve,i Derrit.
Le të shkruajë çtë dojë mjeksia dhe historia.
Ata që e prodhuan,le të digjen në flakët e ferrit.
Unë nuk kam frikë,mua do më mbrojë dashuria!

Të çirren çdo çast,mjekë,ministra komentatorë.
Të thonë që ikën aq e kaq nga gripi,jo nga uria.
Unë për vete jam i mbrojtur,çdo ditë e çdo orë.
Unë e kam gjetur ilaxhin tim,e quajnë”dashuria”!

Unë shkruaj vargje, kurrë s’do më zërë paniku!
Shokë kam vargjet,më flet në çdo çast poezia.
E dua jetën,për mua ajo është shoqja dhe miku.
Për vete,unë gjeta vaksinën,e quajnë”dashuria”!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.