“””””””””””””””””””””””””””””””””
NË NDERIM TË ISMAIL QEMALIT
( me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë)
Durrës, legjendë ndër legjenda,
Me lavdinë ngritur kurorë,
Nderi po të shklet përbrënda,
Biri i truallit arbëror .
Fryn nga deti erë lirie,
Si valë tërmeti tundet dheu,
Se mbas pesë shekujsh robërie,
U ringjall prapë Skëndërbeu.
Ç’është ai lajm, ajo trumpetë,
Ç’mirësi ajo varkë na sjell,
Ajo s’lundron nepër detë,
Ajo fluturon nepër qiell.
Ajo varkë me vela ari,
Me direkun e lartë sa mali,
Gëzon zemra e çdo shqiptari,
Po na vjen Ismail Qemali.
Si dhuratë e Perëndisë,
E shoqëruar me hënë e yje,
Po vjen shpresa e Shqipërisë,
Gëzojnë male, fusha, pyje.
Në Durrës e hodhi hapin,
Puthi tokën mëmë me dorë,
Si maratonomak e nisi vrapin,
Mori rrugën për në Vlorë.
Isuf Sokoli
Bolzano: Data 28 Nëntor 2022.