25.5 C
Tiranë
E hënë, 20 Maj 2024

Me poetin:Luan Sheshi

KREDHUR ZAMBAKËSH…Imazhi mund të përmbajë: bimë, lule, qiell, natyrë dhe jashtë
Të harruar zambakët kredhur,
pragje mbrëmjesh në vesim,
kujtimet mbi petalet derdhur,
mornica humbjesh pambarim…
Sytheplasurat çelur në pafajsi,
shtigje-shpresat jasht’ këkojnë,
brymimi i mëngjesit në pabesi,
sinjale vuajtje pafund dërgojnë…
Kurth malesh mjergulla mbetur,
e pakokë zvarritur monopatesh,
gëzim-lindjeja petalesh e tretur,
pret sfidën e ardhjes së një nate…
Dhe nata zhurdhe mantel-shtruar,
mbështjell të bardhën pa mëshirë,
grusht jeta pastaj fort zambakuar,
kukafshehurazi kredhon…në delirë…
Luan Sheshi

: 18 qershor 2020…

GURGIM NËN SHI…Imazhi mund të përmbajë: jashtë, natyrë dhe ujë
Dhe shiu udhën,
mësoi në Verë,
mes pikash rrudhën,
e shkroi çdo derë…
S’hesht Syu i Kaltërt,
mëngjes vesimesh,
shtegim i baltërt,
valëzim kujtimesh…
Lotojnë dhe gjethet,
lëfytit derdhur,
mornicat…ethet,
gurgimit bredhur…
Gurgim nën shi,
Sykaltërti nisur,
ç’të bej s’po e di,
mengjes i krisur…
Luan Sheshi

: 17 qershor 2020…

URA JETE…Imazhi mund të përmbajë: qiell, bridge, jashtë, ujë dhe natyrë
Fill dy brigjesh,
e shtrirë një urë,
mbyllje shtigjesh,
shpin’ plot gurë…
Shpate malesh,
mbush me jetë,
ec…e s’ndalesh,
s’flen…e qetë…
Shekuj…vite,
myshk nën të,
fund një dite,
hesht r pa zë…
Sfida…fate,
not mbi ujë,
fund një nate,
agim pa bujë…
Luan Sheshi

: 16 qershor 2020…

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.