Me poti ,shkrimtarin”Besnik Memelli”

Nessuna descrizione della foto disponibile.

KUSHTUAR VENDLINDJES TIME TË DASHUR SINICË KORÇË ALBANIA
UNË JAM SINICAR”Nessuna descrizione della foto disponibile.
Vazhdoj të eci,nëpër shtigjet e tua,
Malli më djeg, si një llavë vullkani,
Ka vite larg,që je strehuar tek mua,
Dashurinë tënde,s’ma jep Elbasani.
Oksigjeni yt, më jep frymëmarrje,
Qarkullon akoma, në dejet e mia,
Po flas me ty, a më dëgjon marje,
Për ty s’më shteron,kurrë dashuria.
Të dua me shpirt, si nëna fëmijën,
Vitet largohen,po dashuria shtohet,
Tek ty u linda, u rita e nisa betejën,
Sa herë vi,shpirti më mbrekullohet.Nessuna descrizione della foto disponibile.
Lëkundem përherë,në djepin tënd,
Sa herë që vi dhe ç’mallem me ty,
Në zemrën time, ke zënë një vend,
Ai vend të përket,vetëm e vetëm ty.
Shpesh lundroj, në kujtimet e tua,
Dhe vrapoj sëbashku, me ato aty,
Do të thuash ti, se sa fort të dua ?!
Të kam përherë, në mëndje në sy.
Vitet le të ikin, ti ngelesh tek mua,
Udhë rëfyese,nëpër rrugët e jetës,
Siç të kam dashur, më fort të dua,
Kjo është gjuha ime e së vërtetës.Nessuna descrizione della foto disponibile.
Po flas me ty, bukuroshja Devollit,
Sinica ime, që më nxorre në jetë,
Unë jam Sinicar, nga fisi Memellit,
Vendlindja ime, pasqyrë e vërtetë.
Besnik Memelli
20.05.2025
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.