Me poetin,shkrimtarin”Jahe Fida”

Potrebbe essere un'immagine raffigurante una o più persone e testo

Një ditë mrekulli sot.
Vetëm dy ditë më parë, mikja ime e herëshme, më bënë me dije se kishte ardhur, miku ynë i vyer, ai që ka një kontribut të jashtëzakonshëm jo vetëm në fushën sindikale në Shqipëri, por dhe për mardhëniet mes sindikatave dy palëshe, Danimarkës dhe Shqipërisë si dhe midis dy vendeve tona, së bashku me dy kolegë të tijë dhe miq tanë. Ky ishte Mads Lund, shoqëruar nga Jonny Laursen dhe Thorkild Hansen. E falenderova miken Mira Mitrushi, e cila mori përsipër organizimin e takimit.
I takonte. Ishte dhe drejtuese e projektit , kur punonim bashkë , tek shkolla Sindikale.
Meqë dita e djeshme e tyre ishte e ngjeshur me axhendën që kishin ( të programuar që para se të vinin në Tiranë ), takimin e realizuam sot, këtë ditë të hënë dhe fillim jave të këtij Nëntori.
Mira i kishte takuar edhe kohë më parë, ndërsa unë ( për shkak të rrethanave specifike që kam patur ), nuk i kisha takuar , për gati një dekad, në mos më shumë.
Korektësia nuk na ka munguar asnjëherë, ndaj si Mira, ashtu si dhe unë e bashkëshortja ime Lindita, shkuam në kohë. Mira i kishte paraprirë arritjes sonë dhe na priste te holli i Hotel Tiranës, në qendër të KRYEQITETIT, aty tek ambjenti i bar- Kafesë. Dhe me Mirën kisha vite pa takuar, ( për të njejtat arësye ) dhe vërtet u takuam të përmalluar, si motra me vëllan, ashtu si në kohën e herëshme.
Sa bisedë e këndëshme mes nesh.
Akoma më e bukur u bë kur ia mbritën miqt tanë Danez. Çastin kur takova, të madhin Mads Lund, nga malli që kisha për të, nuk i mbajta dot lotët.
Pas ” ceremonisë ” së mirëseardhjes, filluam shtruar. E çfarë nuk kujtuan …?!. Sa u çmallëm…!.
Si sindikalist ( ne të dikurshëm, për shkak të moshës dhe angazhimeve të tjera) folëm dhe për ato vite të arta të bashkëpunimit tonë, por dhe për situatën e sotme.
Çfarë kënaqisie, kjo ditë e sotme, me këtë takim pas kaq vitesh. Por sa emocion kur u larguan. Qortova kohën e shkurtër që ato kishin në dispozicion, pasi duhej të iknin në aeroport. Por premtimi dhe shpresa që do takojmë e komunikojmë më shpesh, më qetësoi disi.
Faleminderit, miq që erdhët dhe ndatë kohën me ne!
Falenderime si motra ime Mira që më njoftove dhe organizove takimin, por dhe për kohën dhe kënaqësin e takimit e bisedën.
Falenderime bashkëshortja ime që ishe me ne dhe përjetuam këtë takim dhe bisedë kaq të këndëshne, me miqtë e ardhur nga larg, por dhe me miken tonë Mira Mitrushi!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.