Me shkrimtarin,publicistim,Ahmet Musta”

Nessuna descrizione della foto disponibile.

Ndjehem shume i nderuar dhe privilegjuar me kete pershkrim kaq te bukur dhe profesional qe me ka kushtuar mua dhe krijimtarise time publicistike, shkrimtarja, eseistja, poetesha dhe publicistja, Profesore Olimbi Dafa!Nessuna descrizione della foto disponibile.
Ne fakt, prej disa kohesh une nuk kam qene aktiv me shkrime te reja, por kjo nuk e ka penguar aspak zonjen me zemer te madhe, prof. Olin, qe te kerkoje e hulumtoje ne vite rreth aktivitetit dhe krijimtarise time, duke sjelle ketu nje pershkrim te detajuar dhe profesional rreth meje dhe krijimtarise time publicistike!
Te falenderoj nga thellesia e zemres per kete pershkrim te veçante, miqesor dhe kaq te bukur e profesional qe me ke kushtuar, Zonja e rralle fisnike, simbol i miresise, dijes, erudicionit, integritetit, profesionalizmit dhe shpirtbardhesise, Profesore Olimbi Dafa!
Perfitoj nga rasti t’ju uroj te gjitheve Ju miqesia ime e mrekullueshme, Gezuar festat e fundvitit, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri!
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
AHMET MUSTA
PUBLICISTI I SPIKATUR PENARTE, I CILI PERMES SHKRIMEVE TE TIJ, PERCJELL AQ SHUME MIRESI DHE VLERA ARTISTIKE TEK LEXUESI!
Ne fushen e shkrimeve publicistike, sidomos ne promovimin dhe nxjerrjen ne pah te vlerave artistike te shume e shume artisteve te fushave te ndryshme, nje zë i fuqishem dhe tejet i spikatur, eshte pikerisht zeri dhe pena e publicistit te mirnjohur Ahmet Musta!
Ne shkrimet e tij qe ju kushton artisteve te shumte, ai derdh shpirtin e tij te bukur per gjithçka qe dhuron.
Eshte privilegj per mua te them pak fjale per shkrimet e tij te spikatura ne ngjyren e shpirtit te tij, me fjalen e bukur dhe te embel qe i servir lexuesit!
Ahmeti eshte mendjendritur, ku me elegancen e tij profesionale, nderthur thesare brilante vlerash pune dinjitoze.
Kur flet vepra, fjalet jane te teperta!
Kjo veper kendon embel, shijon.
Jane me dhjetra artikuj publicistike te shkruar nga Ahmet Musta, qe percjellin vlera te çmuara njerzore, ku ai derdh muzen, nektarin e shpirtit te tij te persosur, dhe deperton thelle ne shpirt per ato qe shkruan dhe i gezohet fruteve te tij qe i burojne nga shpirti i paster prej artisti.
Krijimtaria e tij ka arritur nivele te larta, dhe per kete arsye meriton vemendje dhe vleresim te veçante.
Duke lexuar krijimtarine e tij publicistike, bie ne sy talenti i spikatur, krijimtaria shume dimensionale, me vlera.
Por çfar e dallon mes te tjereve, publicistin e mirnjohur A. Musta?
Pergjigjen me te sakte per kete e jep artistja e skenes, kengetarja e mirnjohur dhe shume e dashur per publikun, Arta Babaramo, e cila ne komentin e saj me rastin e botimit te artikullit publicistik ne revisten “Albania-Shqiperi natyrale”, kushtuar ikones se muzikes shqiptare Justina Aliaj, shprehet per publicistin Ahmet Musta:
“…çdo gje qe ti shpreh eshte kenaqesi e madhe te te lexoje, sepse bota jote shpirterore dhe intelektuale, zgjedh nje fjalor aq te pasur dhe fisnik, karakteristika qe te veçantojne nga rryma e shkrimtarve/gazetarve!”, thekson nder te tjera kengetarja Arta Babaramo.
Po ashtu, nje tjeter intelektuale e spikatur, redaktore letrare dhe publiciste e mirnjohur, prof.Kostandina Gegeni, shprehet keshtu per publucistin Ahmet Musta:
“Fjala jote ngre peshe çdo lexues.
Shpirti juaj sheron plage te kohes, te situates qe kalojme, te problemeve te perditshme.Nessuna descrizione della foto disponibile.
Fisnikeria juaj eshte balsam i zemrave tona.
Zoti te dhente shendet e jete, per t’ju patur sa me prane.
Je NJE dhe i VETEM ne vleresim korrekt dhe human.
Sikur te kishte pak si Ju, te gjithe do ndjeheshim me mire!”
Nje tjeter poete e mirnjohur, Dafina Lira Mucka, nder shume e shume vleresime per publicistin dhe kritikun letrar A.Musta, shprehet:
“Ju ndriçoni me shume se Dielli, dhe eshte fat i madh qe ne boten tone kemi kaq njerez te bukur si Dielli!
Ju uroj vetem miresi ne jeten tuaj-Diell, qe ka vetem shkelqim!”
“Artist lind, nuk behesh, dhe ti ke lindur i tille, artist mendje ndritur, shprehet mes shume e shume vleresimesh per mikun e saj publicistin A.Musta, mikesha e tij, Artistja Mimoza Ruko.Nessuna descrizione della foto disponibile.
Dhe Ju, miku im i mrekullueshem Ahmet Musta, jeni nje Yll qe shndrit me shume se Dielli, me miresine dhe pozitivitetin qe transmeton jo vetem per mua, por per te gjithe miqesine.
Ti je Gjeniu i fjales magjike, artisti goje mjalte, qe percjell aq shume art dhe kulture, pasi ti ke cilesi te veçanta dhe sensibilitet njerezor, qe rralle gjenden ne kete bote.”
Ja si shprehet publicisti A.Musta nder te tjera, ne artikullin:
Ikone e gjalle e letrave shqipe, kushtuar nje prej shkrimtareve me te medhenj te kohes, Zija Çela:
“Pasi lexon shkrimet e Zija Çeles eshte si te kesh dale nga nje seance terapeutike, dhe pas leximit te tyre bota te duket me e paqte dhe shume me e bukur.”
Ai e cileson Zija Çelen, nje thesar te çmuar te kombit, shkrimtarin misionar, unik dhe i paperseritshem ne stilin e tij.Nessuna descrizione della foto disponibile.
Ky artikull pati jehone te gjere dhe u pasqyrua ne shume gazeta e revista dhe mori vleresime pafund per pershkrimin e bukur qe i beri shkrimtarit tone te madh Zija Çela.
Ne nje tjeter artikull, te titulluar:
NJE TJETER AMBASADORE E MUZIKES DHE KULTURES SHQIPTARE NE BOTE, kushtuar kengetares Alisiana Isufaj, ish-finaliste e “The voice of Albania”, Ahmeti i ben nje analize te bukur gjithe rrugetimit artistik te kengetares, qe nga mosha 5-vjeçare ku ajo filloi te kendonte dhe deri ne ditet e sotme.
Artistes Alisiana Isufaj e cila jeton ne Londer, Ahmeti i ben nje vleresim mjaft dinjitoz e te merituar, duke na e sjelle para nesh si nje shembull te bukur te arritjeve te artisteve shqiptare neper bote.
Shkrimi i tij eshte mbreselenes, produkt i nje mendjeje te bukur, shkrim i ngjyrosur me figura te bukura, qe kur e lexon, duken vlerat e kesaj artisteje me nje zë brilant, te embel dhe unik.
Ja si shprehet poetesha e adhuruar nga lexuesit Mimoza Halili, rreth ketij artikulli:
“Nje analize e shkelqyer, e artikuluar bukur per artisten Alisiana, qe mjeshtri i penes Ahmet Musta e ka qendisur me margaritare e metafora arti, qe nxjerrin aq bukur ne pah vlerat artistike dhe talentin e kengetares ne fushen e interpretimit te kenges”.
Ndersa artistja Mimoza Ruko shprehet per kete artikull:
“Te jesh ne krahun tend miku im artist, eshte vlere dhe krenari, sepse artistet gjejne artistet dhe kujtimet mbeten gjithmone te bukura dhe te vyera nder vite”.
Ne nje tjeter artikull pikant kushtuar shkrimtarit, publicistit, gazetarit dhe botuesit Albert Zholi, permes nje ekspozeje mjaft te bukur, Ahmeti sjell ne vemendje te lexuesit arritjet e shkrimtarit te mirnjohur, permes nje pershkrimi mbreselenes, ku veprimtaria e tij artistike eshte mjaft e spikatur dhe me nje niveli shume te lart artistik .
Ne nje tjeter artikull te disa viteve me pare, kushtuar aktores, pjese e kinematografise italiane, Enkeleda Kosova, e larguar qe ne moshe te vogel ne Itali, Ahmeti, permes ketij artikulli, sjell per lexuesin arritjet e kesaj aktoreje, e cila me nje perkushtim te jashtzakonshem ka arritur te jete pjese e kinematografise italiane.
Ndersa ne artikullin me motiv patriotik dhe atdhetar, me titull:
Atdhetare me vepra,
Ahmeti sjell ne vemendje te lexuesit aktin e larte atdhetar te intelektuales se shquar Mimoza Prifti me banim ne Kanada, e cila me rastin e termetit shkaterrimtar te vitit 2019 ne Shqiperi, krijoi nje fondacion ne Kanada, ku mblodhi e dergoi ne Shqiperi rreth 100.000 dollare, ne ndihme te banoreve te demtuar nga termeti.
Sa bukur e mbyll kete shkrim Ahmeti:
Te gjithe kemi menduar dhe medituar qe te jemi atdhetare, por ti je nje copez atdhedashurie reale Mimoza Prifti, e perfundon shkrimin Ahmeti!
Ndersa ne nje tjeter artikull kushtuar artistes se madhe te skenes, aktores dhe kengetares ikone Justina Aliaj, disa vite me pare, Ahmeti sjell ne kujtese per lexuesit, rrugetimin brilant por edhe mjaft te veshtire te kesaj artisteje te madhe, te cilen e quan Mirei Matie te Shqiperise!
Kujtimet jane copeza nga jeta jone, por ne mes artistave, ato lene gjurme ne kujtese.
Ato mbeten thesare ne memorie dhe kujtohen me nostalgji.
Kujtimet me kengetaret qe jane pjese e historise se muzikes shqiptare jane gjithmone te bukura, thote Ahmeti, kur pasqyron fotot-kujtim me kengetaret Aurela Gaçe dhe Rovena Dilo, me rastin e koncertit te organizuar nga “Iliria-lidhja e emigranteve shqiptare ne Itali”, ku Ahmeti ishte nje nga drejtuesit kryesor te kesaj shoqate, dhene ne teatrin “Orione”, Rome, ku i ka prezantuar vete Ahmeti!
Po keshtu, me superlativa shprehet ne shkrim Ahmeti edhe per mikun e tij te hershem, aktorin e madh shqiptar, Artistin e Popullit Kadri Roshi.
Sa i vogel te duket vetja prane ketij kollosi, shkruan Ahmeti ne foton-kujtim me artistin e madh Kadri Roshi!
Ndersa ne artikullin me titull:
Nje talente shqiptare ne horizont, kushtuar vogelushes 13-vjeçare Lediona Syla nga Kosova, Ahmeti permes ketij artikulli sjell ne vemendjen e lexuesit talentin e kesaj vogelusheje ne fushen e prozes, poezise, piktures dhe moderimit!
Nder te tjera, ne kete artikull Ahmeti vë ne dukje se autorja Lediona Syla ka botuar librin e saj me poezi “Me zemer te valë”, ne moshen 11-vjeçare, dhe ky eshte rast unikal ne bote, thekson ai.
Ndersa aktivitetin e tij ne mbrojtje te te drejtave te emigranteve shqiptare ne Itali, ne kuadrin e shoqates “Lega imigrati Albanesi”
(Lidhja e emigranteve shqiptare), ku Ahmeti ishte nje nga drejtuesit kryesore te saj, e cila drejtohej nga profesori i shquar i universitetit “La Sapienza” V.Kosturi, e ka pasqyruar ne nje artikull emocional dhe mbreselenes, ku nder te tjera, i paharruar mbetet ai moment kur ne nje nga manifestimet ne mbrojtje te te drejtave te emigranteve, Ahmeti ju drejtohet nga tribuna emigranteve nga e gjithe bota, me fjalet shqip:
Do fitojme apo jo?
…dhe pergjigja ne shqip nga rreth 40 mije emigrante te te gjitha rracave e kombesive me fjalet: PO! PO! PO!, e pasqyruar gjeresisht ne te gjitha edicionet e lajmeve te televizioneve italiane, e ben te paharruar kete moment historik!
Per me teper, duke ju referuar ketij momenti, ne takimin e organizuar ne fund te manifestimit me drejtues te pushtetit dhe autoriteteve italiane, prefekti i Romes drejtohet me fjalet:
Te forte ju shqiptaret.
Edhe ketu ne mes te Romes, i bete te gjithe te flasin shqip!
Ja sa bukur shprehet krijuesja e talentuar, poetja Mimoza Halili rreth ketij momenti:
“Artisti gjithnje mbetet Artist, sepse inteligjenca dhe kultura eshte identiteti origjinal i gjuhes se bukur qe e shoqeron si nje pasaporte, ngado qe te shkoje, terheq publikun me dinamizmin shpirteror dhe kjo eshte nje merite qe jo çdokush e perveteson kaq bukur e thekshem, nje ze brilant qe magjeps turmen si nje nismetar qe zoteron force te parezistueshme.
Nje kujtim qe do te mbetet perhere ne kujtese, si nje yll qe ndriçon mes yjeve ne çdo pozicion qe te jete.
Jo te gjitheve u ndodh kjo. Je enderrimtari me hap shembullor, publicisti i mrekullueshem, qe di te gdhende nje ese apo prolog fantastik me penen e arte, qe kush e lexoi dhe nuk u mahnit!”, perfundon komentin e saj poetja dhe shkrimtarja Mimoza Halili.
Ju Ahmet jeni nje kopshtar qe i beni shpirtrat te lulezojne, shkruani me ngjyrat e shpirtit.
Miqesia eshte privilegj.
Ajo i ngjan librave te vjeter qe koha u jep shume vlere.
Lum kush e vlereson dhe e mban te paster e te sinqerte, jeni zemer flori, i thjeshte, i mençur, shpirtbardhe, rrezaton miresi dhe embelsi te spikatur tek lexuesi, shoqeria.
Lum kush lë fjalen e mire.
Fjala e mire ndriçon vendin, fjala e keqe prish kuvendin.
Ju jeni nje krijues i palodhur, jeni origjinal, per tu marre shembull me postimet tuaja.
Te vetmen pasuri, boten shpirterore, ju dini si t’ja falni lexuesve, te cilet e kane bere prone shpirterore te tyren.
Intelektuali nuk eshte thjesht nje magazine dijesh, por edhe nje gjenerator vlerash.
Arti yt eshte i bukur, i ndier, fin, nxites dhe frymezues.
Fjalet tuaja kane shpirt, vertetesi.
Jeni pene origjinale ku dallohet sinqeriteti juaj, me nje rrefim konçiz, te gjalle, konkret dhe mjaft shprehes.
Ju jeni nje zoteri me zgjuarsi dhe karakter te forte, shembull i modelit te mire me nje formim te gjithanshem, miqesor dhe i paster ne shpirt.
Ju vleresojne te gjithe ato qe ju njohin, sepse jeni nje zoteri me diapazon dhe kulture te gjere, formim e integritet per tu patur zili, njeri fisnik, çmues i vlerave qe percillni, i matur ne çdo fjale qe shkruani.
Vleresimet per ju, per kontributin tuaj ne fushen e letrave, jane nga me te bukurat dhe me te veçantat, qe nga lexuesit e thjeshte dhe deri tek poetet, shkrimtaret, kengetaret dhe artistet e te gjitha fushave.
Ja si shprehet artistja e madhe e skenes, aktorja dhe kengetarja Justina Aliaj, ne nje koment per publicistin Ahmet Musta ne artikullin qe Ahmeti i kushtoi artistes:
“I dashtun Ahmet, nga zemra te falenderoj per artikullin e shkruar me aq dashuri, pasion e respekt per karrieren time.
Eshte nje perkujdesje qe me preku shume, e te jam mirnjohese, sepse ne mes rreshtave arrita te lexoj ate adhurim qe ne artisteve na i jep kuptim jetes tone artistike dhe na mban gjalle pasionin e pashuar per artin.
Me respekt te thelle, Justina!”
Ndersa shkrimtari i madh Zija Çela, ne komentin e tij tek artikulli: Ikone e gjalle e letrave shqipe, shkruar nga Ahmet Musta, shprehet nder te tjera:
” O Ahmet Musta.
Sapo e lexova shkrimin.
Kumbon, kumbon shpirti yt, duke shprehur shume, po shume miresi ndaj meje.
Ajo qe me gezon, e me gezon veçmas, eshte se shoh qe ke kerkuar me kembengulje dhe ke lexuar me vemendje çfar eshte shkruar rreth veprimtarise sime.
Pra, duke me dashur mua, ke plotesuar letrarisht edhe veten.
Shpresoj qe ne te ardhmen do vazhdosh edhe me autore te tjere, prozatore e poete te denje qe nuk i mungojne letersise sone ne te gjithe hapesiren shqiptare e ne mergata.
Te falem perzemersisht Ahmet Musta, ty qe vete i falesh Shen Librit”, shkruan nder te tjera shkrimtari i madh Zija Çela per publicistin Ahmet Musta.
Jo vetem per artikujt e tij te shumte publicistike, por edhe per gjithe miresine dhe vleresimet qe ben e perçon tek te gjithe miqte e tij, qofte njerez te thjeshte, krijues, shkrimtare, poete dhe artiste te te gjitha fushave, Ahmeti ka marre vleresime te larta me se te merituara dhe me superlativa per gjithçka eshte e prezanton ne shoqeri.
Si rrallkush tjeter, shpesh here, eshte bere objekt muze dhe frymezimi per shume poet dhe poete, te cilet i kane kushtuar poezi publicistit dhe mikut te tyre Ahmet Musta, per te cilet Ahmeti thote qe ndjehet i lumtur dhe krenar qe rrethohet nga nje miqesi e tille kaq e mrekullueshme.
Keto poezi qe me kane kushtuar mikeshat dhe miqte e mi artiste, te cilat jane mjaft te arrira dhe me nivel te larte ideo-artistik, do ti ruaj si thesare te çmuara ne memorien e kujteses, thote Ahmeti.
Ja sa bukur e shpreh ne vargje, permes nje figuracioni letrar mahnites, ne njeren prej tre poezive, qe poetja e mirnjohur dhe shume e dashur per lexuesin Brixhilda Dede, vleresimin per publicistin dhe gazetarin e mirnjohur Ahmet Musta, me titull:
VLERA E FJALES
Te paturit e nje miku te mire,
Çfar eshte per ju?
Per mua diçka me teper se nje thesar,
Ajo fjala e thjeshte, e embel, qe i ngjan lules kur çel mes nje dimri acar,
I ngjan muzgut gushe argjend shfaqur, pas nje nate te verber pa yje,
Trendafilit te eger, çelur ne pyje.
Kur Dielli leshon rreze drite mbi kurm pemesh e puthet me qiellin,
Shfaqet imazhi yt, ngjare me Diellin!
Me nota te larta poetike dhe vleresime me superlativa e pershkruan ne vargje Ahmetin, shoku i tij i shkolles, poeti i mirnjohur Arben Mosko ne disa prej poezive qe i ka kushtuar shokut dhe mikut te tij, publicistit Ahmet Musta.
Ja disa nga vargjet ne poezine e titulluar:
SIMBOLE TE NJE HEROI
Dua te te uroj fat dhe shendet,
O shoku, miku im i dashur skenderbegas,
Dhe me disa vargje te te pershendes,
Vargje trendafila, dale prej zemres.
Ne çdo urim tendin ti mjaltin percjell,
Nektarin e mbledhur nga ajo shkolle,
Kur pasioni shperthente vullkan i vertete,
Me enderrat ne shpirt thurur kurore.
Ai pasion na mban gjalle akoma,
Dhe ti shoku im kudo e shperfaq,
Se fjala jote i nge peshe zemrat tona,
Se je vertet nje idhull ne çdo çast.
Te kemi mes nesh si nje Perandor,
Se ai geni jot eshte gen prej artisti,
Ti je Ahmeti qe na frymezon,
Me germa te arta publicisti.
…
Se bashku do jemi i vetmi simbol,
Simboli asaj shkolle me emer,
Simboli i me te madhit hero,
Që une dhe ti e mbajme embleme ne zemer!
Ndersa ne nje tjeter poezi me titullin aq domethenes, KUMBARI I MIQESISE, permes vargjeve, poeti Arben Mosko vlereson lart figuren e mikut te tij, publicistit Ahmet Musta, si nje person qe vleresohet dhe respektohet nga te gjithe.
Te uroj nga zemra Meti,
Te uroj per shume vjet,
Se ti je i gjithe lezeti,
Ne çdo fjale e çdo sebep.
Fjala jote ne çdo germe,
Eshte kumbare e miqesise,
Eshte si nota ne çdo kenge,
Ujvara e melodise.
Ajo fjale te ben per vete,
Nota plot arome malli,
Ajo fjale eshte pershendetje,
Nga nje zemer shqipetari.
Ndaj dhe une te pershendes,
Jam krenar qe jam prane teje,
Se ti je vertet i thjeshte,
Nga te gjithe gezon respekte.
Veç respekt edhe mirnjohje,
Te uron dhe poezia,
Mirnjohjen e çdo moshe,
Sa te jete dhe perendia.
Me ty mburrem ne çdo hap,
Ne çdo çast e ne çdo dite,
Kur ke Ahmetin ne krah,
Ke te shtata mrekullite!
Bukur e sjelle ne vargje portretin e Ahmetit edhe poeti i afirmuar, Dhimiter Canga, ne nje poezi qe i ka kushtuar, me titull:
SI E LEXOJ UNE PORTRETIN TEND
Portretin tend miku im, e lexoj me lehtesi,
Vetem buzeqeshja shpreh nje hapesire pafund, mbushur me dashuri,
Nje qiell te kalter e te paster pa re,
Nje det te kalter e te qete,
Nje Diell me rreze te arta qe shkelqejne,
Si ne piken e veses ne agim.
Ne tiparet e portretit tend lexon gjithçka, se te flasin vete,
Te flasin per shpirtin tend te paster qelibar,
Per ngohtesine e zemres e miresite e saj,
Per cilesi e dhunti qe natyra te ka fal,
Per gojen e fjalet qe nxjerrin e pikojne mjalte,
Per pjekurine, embelsine e urtesine, qe mund te afrojne e bindin edhe ate,
qe gjuha hekura i keput.
Kapaciteti i mendimit e komunikimit tend,
Mund te lidhe e te bashkoje per mire,
Nje bote te tere, nje shoqeri!
Ndersa poetja e mirnjohur Mimoza Halili, i ka kushtuar nje poezi vertet te bukur publicistit Ahmet Musta, me rastin e ditelindjes:
Urime dhe festa te kesh çdo dite, çdo ore,
Te llamburis gostia me gaz e vere,
Te ndrij buzeqeshja si shkelqimi Diellor,
Miresi te begatofte jeta perhere.
Kudo qe te shkosh
mos e ndal hapin,
Te fluturosh si zgalem ne qiell,
Mes endrrave ku pulsin ritmik rrahin,
Gjithe deshirat tu befshin Diell.
Gezo e lumturohu kur prek mrekullite,
Katarakti i urimeve buron tek pragu,
Te driteroje jeta tinguj pa limit,
Te çelin si jargavane varur tek parmaku.
Tek parmaku i gazte qe vegon agimi,
E si kurore lulesh kundermojne ne dere,
Ne mijra pershendetje yje vezullimi,
Stinet e jetes tu befshin pranvere!
Nuk perfundojne kurre vleresimet nga me te bukurat per mikun e te gjitheve, publicistin me penen e arte dhe zemren e madhe, Ahmet Musta.
Vleresime per nje person qe perçon vetem miresi dhe pozitivitet tek te gjithe.
Sa bukur shprehet poeti i mirnjohur Myslim Xhaferraj, qe e pershkruan me dy vargje-himn, portretin e mikut te tij, Ahmet Musta:
DIELLIT JA KE VJEDHUR ATE BUZEQESHJE TE ARTE,
O MIKU IM, MAL I LARTE!
Ahmeti ndjehet krenar qe artin e tij te te shkruarit e perçon me tej me artin e saj te te pikturuarit, vajza e tij artiste, qe shquhet aq shume ne artin e bukur te piktures.
Koha prodhon njerez dhe u jep atyre vulen e saj, por ka edhe njerez qe bejne kohen dhe i japin asaj emrin e tyre.
Nje prej tyre eshte pikerisht publicisti i mirnjohur Ahmet Musta!

Vedi meno

Altri post

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.