Shkruar nga
Sylejman Aliçkaj
Meditim aktual, në prani të Corona virusit ndërkombëtar!
Po luftojnë hajnat me e shpetu plaqkitjën 20 vjeqare! Albini,shkēlqyshëm me ligj po vepron! Asesi, nuk e di kush e permendi si diktatore?! Jo bre bacë! Më pelë për dore po t’ zëne!Si nuk ka turp ai qê pagën mujore e ka marrë 12 mij e sa euro?!!! Varret e martirve e mallkofshin! Pastaj adolishenti i drejtorit te telekomit 16 mij e sa euro! Fjetjet në pallate luksoze me renome mbretërish:Lagja “Marigona” etj. etj. si ajo?! Është një thënjë e Naim Frashërit:”Bukë e mëmëdheut i zëntë tradhëtorët e pabesë! Sa shumë paska patur njërëz të kombit të pavlerë e gryksa – tërpiana – popullore!.. Albini Kurti,sofren e përmbysur të bukës po e ngritë më Vjosa Osmanin – si më të votuarit që ishin. Marrija e Zotit t’a quajnë gënjeshtar e aq më keq antiamerikan?!! Keni shumë interesa ju qe thoni kështu, dhe më e keqja po e futni veten në telashe me shpallë betaja që s ‘do t’i fitoni kurrë! Ai që ngritë sofren e përmbysur të bukës, për popullin e vet është amerikan i vërtetë!Është Albin Kurti e Vjosa Osmani – soji i Bill Clintonit që na thoshte:”NATO ua solli lirine! Ju ndertijeni paqën!” Taksa?!! Tërta verta, nëse nuk hiqet po largohën trupat amerikan?!! O Zot me t’ lanë mendët nga kjo anomali! Kësaj pune i thonë, me shoshë po e tuti e po e ndjeki arushen! Ore,ju a jeni beba apo fëmij të shekullit!Ju politikaj të mjerë,mjerant e grindavec po edhe gjakpirës të luftës – vrasës të prapashpindës të djemëve të popullit tuaj më të njejtin qellim për Lirinë vendit – vrastarë të njerëzve të devotshëm, madje strateg për luftën,të shkolluar akedemve ushtarake për te?! Tani hezitoni të shkarravitni për Bonstillin?! A i dini rrënjët e Bonstillit?! Haj medet prapanica e juaj – që vlon e gufon kyekput kukamë interesi! Ju e dini se do tërhiqën forcat amerikane për shkak të taksës! Përseri vuna pik çuditëse! Qesharake dhe e rrezikshme të merret e përgojohët Bonstilli. Deri kur më,do i përdorni argatët e juaj,të paguar mirë nga paret e popullit që është duke u valvitur më jete të skajshme – duke u kacafyetur me jetën për të jetuar familjarisht?! Mjaft më hajna -vodhët para,gjat e paslluftës! Mjat,mjaft ,mjaft me vjedhje,vrasje,vrasje me pagesë,korrupsion,nepotizëm! Plaqkitët tokën e njerëzit tuaj! I bletë ndërmarrjet e pasuritë shoqërore më pak para.I lat më vite të tëra të amortizohën që ti bleni me anakand e pa anakand me lidhje ashtu si ju konvenoi. Bota vërshoi me ndihma i kthyet në tendera e kur e muarën kuptuan se çfarë bëtë e çfarë po bëni hapën procese gjyqsre ndërkombëtare Aty po e paguani haraqin.Advokatët po ua marin paranë e grabitura e të fituara pa djerësë. Luftën e UÇK- së mos e përsonalizoni! Ajo ishte e shenjët dhe në historinë kombetare do shenohet si e tillë! Por individët brenda saj u zhveshën nga Betimi mbi flamur, vranë bahkëluftetarët e vet më të ngushtë… Pra ndaluni!Mjaft më!Populli është mbështetur për muri… Leni këto lojra të rrezikshme politike. Populli nuk ju duron më! Qeveria ka dalur nga vota e popullit. Vota e popullit është vota e Zotit! Populli e ka votue Albin Kurtin dhe po te ishte anti amerikan nuk do votohej! Mandej largojuni servilizmit!E di se nuk jeni amator por profesionit pë të bërë plaçkë e krime ngase mirë ditët prehnin e juaj më e mbushur me para pa djeresë! Keni kriju rrjetë të gjerë dhe jeni fotifikuar e betonu në këtë rrjetë! Ju, më ato mendjet e juaja vorfnjake shkoni aq larg kinse dini gjërat thelbsore e strategjike të Amerikës dhe dilni aq të cekët e cenik,thu se ne te tjeret nuk kemi lidhje me amerikën?!!O bobo! o bobo! Është kohë kompjuterike interneti nē sekond të vie e vërteta… Qeverisë së re të shpresës suksese,Albinit e Vjosës gjithashtu suksese në udhëheqje! Vedisonu e pritni kohën kur në pushtet të ju bie suksesi i arritur nga puna e jo nga korrupsioni! Pushtetin ua mori vota e popullit! E dini poezinë:” Orë e ças kjo botë ndërrohët…” Rrena i ka këmbet e shkurta! Ju lutem mos e përdorni gënjeshtrën,ngase kur ju zënë më pelë për dore mbeteni të turpëruar edhe para varreve të rënë për LIRI!