8.5 C
Tiranë
E martë, 18 Mars 2025

Mehmet Rrema

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
SHQIPËRI NGA VJEN TI?
Ti tokë e pasur, ti vend i varfër
Vend me shumë lumenj,vend që vuan për ujë
Njerëz punëtorë, njerëz kaq shumë pa punë
Shqipëri ku qëndron ti?
Trupin në Evropë, shpirtin në Amerikë
Në skaj të errët të Ballkanit, në vetmi harruar.
Shqipëri nga vjen ti?
Histori të lashtë, historia mohuar
Populli pa busull, kërkon një rrugë
Dera mbyllur me dry, kush të don ty?
Shpirti yt i lirë, zemra jote ngujuar
Kërkon pakëz dritë, gjen errësirë të thellë
Kërkon një pishtar, gjen gardian pa tru
Populli i fuqishëm, popull pa forcë
Kërkon drejtësi, zhytet në zhgënjim
Me tradhtarët puthen, i ngrenë në piedestal,
Heronjtë i zhvarros,i lë në harrim
Ç’të të them për ty i dashur, i dhemburi vendi im
Rrugë të pasigurta, frika të ngrin
Rroftë politika bërtasin sheshet
Ka shumë të varfër, rrugët mezi marrin frymë
Të pasurit në kazino,lozin me para
Po s’qe në politikë,kush hallin s’ta qan
Ndërgjegje e lënduar, viktimë mashtrimi
Ligjin e bën rruga, në treg të zi shitet ligji
Dhe thoni ju, them unë, themi të gjithë
Mbyllur me shtatë drynj, por gjumi bëhet me frikë
Drogë me shumicë hajde se ra pazari
Cilësinë e mirë e merr i para
Nga vjen ti Shqipëri, të lutem më thuaj
Si t’a nxinë faqen kështu, bijët e “mirë” të tuaj
I zgjodhi populli, i nxorri në krye
Dikush sot thotë thellë t’i gërryen ato sy
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.