4.5 C
Tiranë
E premte, 21 Mars 2025

Mehmet Rrema

SE KRUJA ËSHTË NJË FAQE LAVDIJE

Jam ndalur dhe kam pyetur çdo gurë të rrugës
Këtu ku kaluan hordhi si kope bishash
U ndala dhe putha faqen e malit të Krujës
Në njëqind kroje me dashuri shpirtin freskova
Në këto rrugë me gurë, nga koha lëmuar
Sa hordhi erdhën dhe ikën bisht zgërlaqur
Ndërsa trimat krenar, mbledhur në kështjellë
Gjumin e bënë gjithnjë me një sy hapur
Çdo rrugë, çdo gurë i yti duhej mbrojtur, Arbëri
Nuk duron mali i lartë të ndotet nga grabitqarë
Aty ku pushojnë Zotat s’mund të ulet çallmëtari
Gurët tuaj u kthyen në thëngji zjarri
Shikoj gurët sa, krenarisht më buzëqeshin
Kanë çfarë të më thonë mua dhe botës mbarë
Këtu lindi, këtu luftoi si dragua Gjergji
Kur retë e zeza nga shpati malit iknin bisht zvarrë
Ç’më pushto një ndjenë sa herë shkel në këto gurë
Shpirti më mbushet me aromë krenarie
Dua t’ja them gjithë botës mbarë
Se Kruja është një faqe e ndritur lavdije
Dua të përqafoj pranverat tuaja, Kruja ime
Degën e ullirit ta bëj kurorë paqe
Nga maja e malit ku shtëpinë kanë Zotat
Zërin t’ja lëshoj qiellit sa ta dëgjojë Evropa
Durrës 5.8.22

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

BJERI KITARES CIGAN I URTË
Bjeri kitares cigan bashkë të këndojmë
Të ulur pranë detit në rërën e nxhehtë të rrëkëllejmë ca gota
Në zjarrin e ndezur në tjegull ta pjekim peshkun e gëzojmë
Le të dehemi cigan le të dehemi, bota është e jona
Luaj gishtat cigan mbi telet e kitarës ashtu siç di ti
Këndona të lutem këngën më të bukur që ke kënduar
Një këngë të ëmbël me tekst për dashuri
Kohën e rinisë në këtë natë me hënë për të na kujtuar
Ngreje gotën cigan, ngreje ne fund, tjetër mos mendo
Pije pa merak se është balli i kazanit zier dy herë
Kur të lodhesh, në ptehërin e ëmbël të ciganes ulu e pusho
Ta gëzojmë jetën cigan i urtë, për dashuri kemi lerë
Piqet peshku mbi tjegull, lart ngrihet tymi aroëm plot
Ne këndojmë si në ekstazë asgjë nuk mund të na pengojë
Në tokë, det dhe qiell gëzimi ynë sonte është Zot mbi Zot
Njeriu ka lindur nga dashuria që botën ta fashurojë
Mbushna gotat për shëndetin tënd me fund do ta pij
Thirri cigankat të hedhin vallen si sorkadhet në rudina
Bëje të lutem me kitarën tënde dhe kalin të hingëllijë
Kënfo sonte miku im i mirë, të këndojnë zemrat e lira

Bjeri kitarës, mos t’u ndaltë dora jote e bekuar

Këtu rreth nesh të mbidhen kudo janë zemrat e pastra

Sonte të pimë, të këndojmë, kemi li dur për të gëzuar

Ta çojmë ëmbëlsinë e këngës sonte në kasollet e varfëra

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.