Femra nuk eshte si vera
Po e le të presi, piqet nuk piqet..
Ajo avullon,
Largohet,
Me dinjite
“””””””””””
Nata është interesante vërtet
Zvogëlon ambicjet
Korrigjon mendimet
Bën më të durueshme pikëllimet!
“”””””””””””””
U mbyllen te gjitha
Instuticione
Dyqane
Kufij e plot të tjera..
Markete, nga tre vetë
Rradha, gjer ne Kretë
Coronen e ngjisim vet,
Thua te na mbyllin dhe internet?
“”””””””””””””
Mendimet janë larë nga shiu
Endrrat, mbingarkuar me trishtim
Planet e mija fluturojnë në qiell,
Shpresa ime, erë pikëllim!
“”””””””””
Me fuqinë e mirësisë, shkruaj vargje me një shikim,
Me mendime të ëndrrave dhe shpresës, kërkoj në të vështirat, gëzim,
Jeta është si një kopsht bosh, nga frika, zemerimi,
Rruga është e ngushtë, ka lot pikëllimi,
Një llambë është rruga e ëndrrave, drita që largon skllaverinë,
Mbani duart e parajsës, bëhu agimi i çdo qëllimi!
Femer..një fjalë
Por një botë e tërë
Një botë e mundshme
E vërtetë
E ndryshme
E këndshme
Mister
E vështirë
E veshur
E dashuruar
Pjellore
E dobishme
E bukur
E vertetë..hyjnore!