NËNË……….(Për gjith nënat)
Nënën malli më ka marrë,
Të puth faqen të mbaj erë,
S’po e gjej aromën tënde,
në asnjë gush
ne asnji përherë….
Vij të puth foton
te varri.
Të ti them dy a tri fjalë,
vetëm aty e besoj
Që ti nënë s’je më gjallë…….
Lulet anash të janë tharë,
Do ti vadit me lotët malli,
të ndez një qiri të ngrohë,
Të ngroh shpirtin, të shuaj mallin…
Nënë malli më ka marrë
për qortimet e tua,
ti mi thoshe gjërat troç
bir je shumë i shtrenjtë
për mua….
O nënë e mira nënë
shpirti më përvëluar,
se ndjeja kurrë ishe gjallë
Sa e shtrenjtë ishe për mua….
Je malli që s’shuhet kurrë,
Sa herë heq ne zemer unë
Them of moj nënë,
Nënë kurrë s’te bëhet kush………………………………….nga (Meri Mezini)
Gëzuar ditëlindjen shefja jonë fisnike…
Ikin vitet dhe për ty,
si për gjithë të tjerët
Le të ikin!….
S’kanë fare rëndësi,
Rëndësi ka që ti s’je
si gjith të tjerët
Je njeri me gjith
kuptimin e fjalës
Njeri………………
Brënda trupit tënd
Ndodhet një shpirt
plot jetë plot mirësi
Bekuar qoftë Zoti
që lind njerëz të tillë si ti….
Je engjëll brenda
një botë të egër
Dhe janë të rralla
femrat si ti.
Bekim ke o Zot.!
që lind njerez
të tillë si Gili….
Që është korekte
dhe fal vetem dashuri.
E skalitur nga Zoti.
për të qenë një nënë
model je ti!
Buzëqeshja jote ëmbël,
I rit ata plot dije dashuri!
Je mesazh mes njerëzve
të egër
për tu thënë jeta është shkurtër falni mirësi….
Ikën një vit nga jeta jote
sot për ty
dhe s’kthehet më,
porr s’ka fare rëdësi
ti ke shpirtin plot jetë
plot dashuri.
le te ikin vitet ato s’kanë punë me ty
ti je e bukur
dhe për ty s’do ketë kurrë pleqëri…..