“LOTET U BASHKUAN ME RRJEDHËN E GJAKUT”
—————————–
Shumë lotë u bashukuan
me rrjedhen e gjakut,
lagën përherin e nënës Kosovë,
spërkatën shpirtin e njerëzve të varfër
djemtë e Diasporës u vunë në sprovë.
Varre masive me trupa shqiptarësh,
hapi pa mëshirë Serbi i zi,
kujtoji se me trupat e Shqiptarëve të vdekur,
do ta bënte Kosovën
pronën e tij.
Gabove o Serb, shqiptari s’vdes kurrë
në ç’do cep të globit
është gjaku tij,
u ngritën s’tërnipërit, nga ç’do vënd i botës,
luftuan me Serbin deri në liri.
Shumë lotë u bashkuan me rrjedhën e gjakut
bojë stilografi u bënë të dy,
me të u firmos çlirimi Kosovës
u shkruajtën emrat e dëshmorëve të tij.
“DISA COPËZA TË VOGLA
TË VODHEN MOJ SHQIPE”
Dua në qiell mos të ishte dielli,
as hëna me yjet aty mos të jetë,
në vend të tyre në mes të qiellit,
të ishte vetëm Shqipëria Etnike.
Ballkani të ngrinte kokën nga qielli,
të thoshte oh..çfarë paskam bërë
disa copëza të vogla të vodha moj Shqipe,
në qiell dukesh sa Europa e tërë.
Në vend të diellit të jetë Shqipëria,
Hënën e mbulonte Kosova e madhe,
yjet të zëvëndësonin Çamërinë e ndarë,
Shqipëria Etnike është sa qielli i tërë.
Do t’kurrte supet, Ballkani nga frika,
kur në qiell të shihte Shqipërinë Etnike,
tani që trojet duken bashkuar,
Europa poshtë saj, duket si hije.
“NGELEM VEJUSH PA TERRIN E NATES”
Pres mbrëmjen të vij, dhe dritat të shuhen,
rrugët, me hije të zeza mbuluar,
vrapoji drejt shtratit,të pres gjumin ëmbël,
ti t’më japësh pa fund, puthjet mua,
Unë do të godas, me pëllëmba fytyrës,
kur ti në kohë, pret puthje nga unë,
s’e duroj dot, prishjen e ëndrrës,
kur ti të ikësh, unë mbetem pa gjumë.
Ndarja më tret,torturë barbare,
do ta bëja armik mëngjesin e rradhës,
më zgjon nga ëndrra, kur ti je me mua,
unë ngelem vejush,pa terrin e natës.
Do t’eci në rrugë si pula kokëprerë,
s’e kuptoj dot jetën, boshatisur nga ti,
nuk dua t’më prekin meshkuj të tjerë,
në ëndrrën e mbrëmjes do pres vetëm ty.
Mbrëmjen e dua, më përkëdhel në kujtime,
dhe pse fizikisht, ti nuk je më me mua,
në ëndrrën e rradhës ti vjen kalëruar,
më puth buzën embël, më thua të dua.