8.5 C
Tiranë
E martë, 18 Mars 2025

Mhill Marku

= SA HERË MARR RRUGEN PER NË ============== VLORË E ORIKUM !
Sa herë marr rrugen per në Vlorë
Dhe pak më tutje atje në Orikum
Pashaliman e Karaburun ma bëjnë me dorë
Ato janë oxhaku ku u burrërova unë.
Sazani nga larg më pershendet
Kanina atje lart dhe Llogaraja
Pashalimani krahhapur më pret
Shkallët njënganjë ngjis te Kuzum Babaja.
Jonufra më qeras me portokalle
Orikumi më shtro sofer me mish pjek manar
Deti më perkdhel me dallgë e vale
Sa krenar ndjehem që më pagzuan marinar.
Që nga Llogaraja atje Pisha Flamur
Kepi Gjuhzes si dorë e shtrirë Sazanit
Dukat,Tragjas e Radhimë m’dhanë nur
Dhe më bënë burr t’i sherbej vatanit.
Etjen ma shuan buronjat e Izvorit
Mendjen ma ndriten traditat e kësaj ane
Bekimin ma dha Kisha e Marmiroit
Nendetsja më perkundi si djepi i asaj nane.
Sa mall e dashuri kam per ato anë
Kam qenë e jam burr i fjales e me besë
Se per mue keni qenë e jeni e dyta nanë
Do të doja varrin ta kem te Nendetsja 105.
Mhill Marku
Orikum: 03.08.2022 18:40
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.