10.5 C
Tiranë
E hënë, 21 Prill 2025

Mhill Marku

= VEÇ NJË SHTIZË E NJË FLAMUR. =
===========================
Sot u ula në gjunjë para Shqipërisë e Kosoves
Si para dy motrave bija të një nane
A si dy krenat e asaj shqiponjes
Njëra me emrin Shqipëri ,tjetra Dardane.
I ndanë me zor larg kahmotit
Jo me shpirt por me kufi
Por stermbesat e Kastriotit
Dashurinë e ruajten në gji.
Pas një shekulli i pashë bashkë
Si dy motra në prehrin e nanes
Si dy krenat në t’shqipes rrashtë
Tuj shtue driten Diellit e Hanes.
Kostandin i parë Ismail Qemali
E pru motren e madhe më 1912
Kostandini i dytë Adem Jashari
Bashkë me UÇK e pru motren e mbet vetë.
Syperlotur e gji tharë në histori
Seç u pergjak nanëlokja jonë
Njenin sy e njenin gji per Shqipëri
Tjetrin sy e tjetrin gji per ty Kosovë.
Prap e kënaqur nuk asht nana
Dy motrat me dy shtiza dy flamurë
Derisa të kemi gjak nder vena
Të bashkohemi ja sot ja kurrë.
Nga varri u ngrit sot Ismail Qemali
E bani thirrje me at flamur në dorë
Nga varri u ngrit dhe Adem Jashari
Dhanë kushtrim :
Veç një shtizë e një Flamur
Nga Prishtina e deri në Vlorë!
Dua të kem edhe pak jetë
Ti shoh motrat bashkë te nana
Dhe sikur shtizë të bahem vetë
E Flamur zemrat tona të tana.
Mhill Marku
Lezhë: 27.11.2022 17:25
“”””””””””””””””””””””””””

VEÇ I VDEKURI NUK SËMURET KURRË
===============================
Në një fshat atje në malësi
Na u sëmurë rëndë një plak
Shumë u merziten njerzit e ti
Dhe pse ishte në t’shekullit cak.
Ndejti shumë kohë në spital
Me ilaçe e me shumë kura
U gezuan shumë se erdh gjallë
U gëzue fshati gra e burra.
Shkuan t’a shohin të ri e pleq
E uruen me shpirt e me fjalë
Shyqyr që ktheve per çke heq
E mos e pafsh më atë spital.
Unë spitalin prap e pafsha
Dua t’jetoj gjatë u tha ai burrë
Se i gjalli ndodh dhe sëmuret
Veç i vdekuri nuk sëmurët kurrë.
Mhill Marku
Lezhë: 26.11.2022 15:45
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.