=== LUFTA E DYTË E UÇK-së !!!!====

=======================
Akoma pa u shuajtur jehona
E luftes çlirimtare të Kosoves
Komanda e UÇK iku nga malet tona
Filloi luften me intrigat e botes!
Ka qenë thënë që kur në shekuj
Se fitimtari në luftë per liri nuk gjykohet
Po sot kanë ndryshuar krejt kohet
Pushtuesi falet,i pushtuari denohet!
Ashtu si ahere në Sharr e Kaçanik
Me piskamen:”Ja vdekje ja liri”
Sot pa pushkë , pa automatik
Filloni luften: “Ja vdekje ja drejtësi”!
Dhe nëse është bërë ndonjë gabim
Në luftë per jeten dhe bën vaki
Unë peng e le sot shpirtin tim
Se sot per UÇK po bëhet padrejtësi!
Nuk e di se ku kanë qenë ata gjykates
Kur serbi vriste priste kosovarë si bagti
Lufta e UÇK u mbështet nga gjithë anet e botes
Vetem Haga don ta quaj si padrejtësi!
Dhe pas fitores luftes ndaj fashizmit
U zhvillue gjygji i Nurenbergut
Ku u denuan veç kriminelet e nazizmit
Dhe jo ata që luftuen per liri në emer të jetes!
E dua drejtësinë sa vetë jeten time
Per drejtësi do luftoj deri sa të mbyll sytë
Denojini njëherë o Hagë çka serbi ka bërë krime
Se s’dua ta besoj o Hagë se mund të behesh Serbi e dytë!!
Mbidhe o Hashim shtabin në Hagë
Në vend të pushkes perdorni llogjiken
Se padrejtësia është më e madhja plagë
Me të verteten dridhni Hagen,boten e Belgjiken!
Lufta e UÇK-së ka kohë që mbaroi
Me boten serbin e mbyllem në shtëpi
Sot Lufta e dytë e UÇK- filloi
Tregojini botes se:
S’jeni per pranga por per kurora me lavdi!
05.11.2020 18:39
===============================