= KAPIDANI QË SFIDOJ DALLGËT E DETIT DHE ====================DALLGET E JETES !==
Me 6 Janar ,detari i vjeter Bilbil Lika festoj 89 vjetorin e lindjes dhe mori kursin në harten e jetes drejt 90 apo 100 e ca viteve të jetes së tij ! Lindi me 6 Janar 1931.
Bilbili lindi në fshatin Golem të Gjirokastres, një fshat siç thotë vetë ai shkëmb e gurë por me njerez të mirë ,trima e fisnik !
Emrin Bilbil ia vendosen në kujtim e trashgim të xhaxhait të tij ,Bilbil Lika ,që ia kishin vrarë per hasmëri. Dhe Bilbili ,nipi ia trashgoj me fisnikëri emrin xhaxhait të tij të dashur dhe sot e kësaj dite. Në moshen 5 vjeçare largohet nga fshati Golem dhe vendoset në Vlorë nga që iu transferue babai që ishte oficer i asaj kohe.
Ishin 4 vëllezer e tre motra e nga gjithë këta veç Bilbili jeton e i kujton me mallë! Si një familje patriote që ishte ,në luften Nacional Çlirimtare moren pjesë me pushkë në dorë vëllai Sali Lika dhe motra e tij Izmiha Lika :
Saliu në Brigaden e 19 S dhe motra Izmiha në Brigaden e 7S që luftuan me trimëri.
Rritej Bilbili ,si një Bilbil i vertetë, si një bilbil i familjes tij. Ka qenë një djalë i bukur, trup lastar, i gjatë, i dashur, i shkathët që edhe pse i vogel ,13 vjeç i perjetoj sakrificat ,perkushtimin atdhetarë , patriotizmin e flaket të të gjithë popullit por veçanërisht të pjestarëve të familjes tij . Errej e zbardhej me merakun se mos i gjente gjë vëllain e motren e tij!
Në Vlorë vazhdoj me moshataret e tij shkollen.
E moren nga shkolla e mesme dhe e çuan në aksion në Hekurudhen Durres-Peqin.
Bëri dhe një kurs per punë në Gjëndjen Civile ku me mbarimin e kursit punoj me ndergjegje e perkushtim 2 vjet në Gjendjen Civile të Shkodres 1947÷1949 ku filloj dhe u maturue si kuader. Pas Shkodres Bilbilin e caktuan prap në Gjëndjen Civile të Dukatit Vlorë ,sikur i parapriu që më vonë do bëhej qytetar i Orikumit!
Në Dukat punoi deri sa e thirren të bënte sherbimin ushtarak,dhe e mobilizuan marinar në Shkollen e instruksionit ,ku pregatiteshin marinaret e rinj, në Durres ku gjeti kuadrot e vjeter e me emer në Floten Detare:Shaqir Kapexhiu, Stavri Çika ,etj. E caktuan në specialitetin ” Nderlidhes” Sherbimin në marinë e kreu në Prapavijen e Sazanit, në Janar të 1956 ka filluar punë si nenoficer në Prapavijen e Sazanit me një perkushtim e ndergjegje të lartë. Në moshen 25 vjeçare martohet me Manushaqen, dhe manyshaqe ishte : një vajzë e hijshme që rrezatonte bukuri e mirësi dhe që shkonin aq shumë me Bilbilin ,si një çift që me mirësitë e kulturen e tyre fituan shpejt respektin e bashkëqytetarëve.
Në Vlorë u lindi fëmija e parë ,Rajmonda dhe banonin në Sazan. Në vitin 1957 Bilbilin së bashku me disa kuadro si : Stavri Çika, Ilo Kita, Qani Media etj , një grup që u grumbullue në Skelë të Vlores dhe moren per detyrë të pregatitjen e bazes materiale e kushtet jetsore per mobilizimin e pritjen e rekrutave të forcave detare, se priteshin të vinin dhe 4 Nendetset nga Bashkimi Sovjetik. U bë mobilizimi,tregon Bilbili, dhe u emruan ekipazhet e detarëve per Nendetset. . Ata detarë që u caktuen Komandant Postesh Luftarake në Nendetset do të shkonin në Bashkimin Sovjetik per tu pregatit si nenujsa dhe që do ktheheshin bashkë me Nendetset.
Edhe Bilbili donte të shkonte në Nendetse dhe i kerkoi Komandantit të FLD ,Abdi Mati që ta caktonin dhe atë por Komandant Abdiu i tha:
– Nuk do të të çojmë se do të vijë një anije e madhe ( ishte fjala per Bazen Lundruese ku do të akostoheshin të 4 Nendetset dhe më vonë dhe 8 Nendetse të tjera ,gjithsej 12 Nendetse) dhe të kemi caktue Kryebocman në Bazen Lundruese. Baza Lundruese ishte një anije e madhe per ne dhe per kohen: 120 metra e gjatë ,20 metra e gjërë me një ekipazh 120 vetë, me Komandant Stavri Çika, Komisar Ilo Kita.
Ishte një besim dhe detyrë e madhe per Bilbilin të jesh Kryebocman në ket anije Bazë..detyrë të cilen Bilbil Lika e kreu me aftësi e perkushtim.Në Bazen Lundruese kishte ,thotë Bilbili ,kushte shumë të mira per jetesen e kuadrove të Nendetseve veçanërisht atyre rus.: me dhoma fjetjeje, me dy menca të mëdha, me spital ,berber etj ,pra kushte shumë të mira per jetesë e argëtim. Dhe per gjithë rregullin e pergjithshem në ket anije kujdesej Bilbili bashkë dhe me Kryebocmanin rus Aleksander Shkurin me të cilin kishin mardhënie e mirëkuptim shoqëror e vëllazror.
Me largimin e sovjetikve, Bazen Lundruese menduan dhe e derguen në Trieste per ta pershtat e lyer per anije transporti ku si e tillë sherbeu per shumë vite. Në ket anije të madhe sherbeu Bilbil Lika deri në vitin 1965 kur anija kaloi me Marinen Tregtare.
Me ikjen e Bazes Lundruese ,Bilbilin e caktuan në anijen Silur Kapse në Pashaliman me komandant Ethem Shkëmbi, dhe në vitin 1966 me largimin e Komandant Ethemit , Komandant i Silur Kapses u emrue Bilbil Lika ,tani me pervojë në drejtimin e komandimin e anijeve e të lundrimit në det. Silur Kapsja, kjo anije me një siluet të bukur , sherbente per të kap e sjell në Bazë silurat që perdoreshin gjatë qitjeve detare nen ujë e mbi ujë nga Nendetset dhe Katerat Silurues.ishte anije e shpejtë me shpejtësi 18 nyje ( 18× 1852 m= afro 34 km në orë.. Shpejt Bilbili e pervetsoj dhe e komandoj me aftësi të rralla duke shenuar arritje të larta në kryerjen e detyrave në det .
Në fillim të jetes në det atë e zinte nganjëherë deti,por shpejt u miqësuan me njeri tjetrin aq sa Komandant Bilbili s’pyeste më per dallgë e stuhi. Kish lind per detar dhe gjithë jeten ia kushtoi nga anija në anije detit . E donte,e dashuronte detin. I kish lezet kur e shikoje Bilbilin, trupmadh, i drejtë, i fortë, me shikimin si të skifterit në kerkim të silurave në detin me dallgë, dhe si një skifter e gjente shpejt e i sigurtë gjahun e tij, silurat…
I shkonte per shtat e i kish hije si një kapidan stermadh në uren e komandimit që anija i bindej si një loder luftarake mendjes dhe duarve të tij. Ishte shumë i dashur me shokët dhe eproret,dhe per më shumë shkonte aq mirë me efektivin detarë sa e respektonin e i bindeshin si prindit të tyre, dhe me të vertetë Komandant Bilbili sillej si Komandant e si prind i tyre,u rrinte afer,shkrihej me ata, stervitej e punonte me ata ,u zgjidhte hallet e problemet.
Ndaj dhe vetem rezultate arrinte ekipazhi i kësaj anije. Unë pata fatin ta njoh Komandant Bilbil Liken në fillim të vitit 1968 kur u emrova në Nendetse. Shpesh tek e shihja në uren e komandimit të Silur Kapses me ato duar të forta në timonin e saj,tek jepte e merrte komanda gjatë manovrimeve per akostim,çakostim e lundrim në det se si hutohesha , më lente mbresat e një Komandanti e Detari tipik ashtu siç duhet të jenë detaret, të aftë ,të fortë, të ditur, që i ngjajnë detit siç i ngjante Bilbili. Dhe ndjeja një kënaqësi shpirtërore tek shihja një detar të apasionuar që gjithëçka ja kish falë detit. Ishte bërë pjesë e detit dhe e dallgëve të tijë, sa dhe atij i dallgëzonte gjoksi tek i bindej anija komandave e kurseve të lundrimit e nuk donte tia dinte per vështirësi ,dallgë e furtunë . I fortë deti dhe më i fortë Komandant Bilbil Lika . Det njeri e det tjetri si dy binjakë.
Në Orikum u gezue dhe me dy djem si yje.
Në vitin 1972 largohet nga Pashalimani dhe emrohet në BUD -in Durres dhe atje si Komandant i anijes Hidrografike që kishte per detyrë të bente shumë sherbime hidrografike e në mes tjerave të maste thellësitë e detit në rajone të ndryeshme , të kujdesej per fanaret e ti furnizonte me bombola të gjithë feneret detarë nga Saranda në Shëngjin duke i mbajtur gjithëmonë në gadishmëri.. Mbas anijes Hidrografike Bilbilin per arësye të shperndarjes të forcave të partisë,se ai ishte komunist, e derguen si bocman në anijen Dragamina me Komandant kuadrin Kadri Haderi ku sherbeu deri në vitin 1986 kur doli në pension.
Një jetë në det. Dhe i ngjan shumë detit e dallgëve të tij. Në ballin e tij që shëndrit si një det me dallgë pasqyrohet vetë deti. Dallgët e tij kanë lënë vazhden e tyre me shkumen e bardhë prapa. Pasi doli në pension, prap në det por kësaj radhe në detin me dallgë të jetes e të familjes. Humbi jeten njeri djalë në lule të rinisë më 1986 nga një sëmundje e rëndë. Më 1993 humbi jeten nga një aksident tragjik dhe djali tjeter duke i lenë dy prindrit ,Bilbilin e Manushaqen , dhe motren e tyre të dashur nen peshen e dhëmbjës e pikllimit të thëllë.
Atë që nuk ja bënë dallget e detit ia bënë dallget e jetes, i dallgëzonte shpirti e zemra nga dhëmbja e deshprimi pafund. U mbeti të gezonin vetem me bijen e vetme të tyre Rajmonden që aq shumë u ka qendruar afer,u ka dhënë forcë e jetë duke sakrifikuar dhe jeten e familjen e saj duke lënë familjen e saj në Shkup ku është e martuar dhe herë vetë e herë bashkëshorti i sajë Hajzer Bogiçi apo dy vajzat e sajë u kanë qendruar afer të dy pleqve.
Por dallgët e jetes vazhdojnë pa dhëmbje e pa mëshirë. Para dy vjetesh ndahet nga jeta dhe bashkëshortja Manushaqe duke e lenë Bilbilin në kapercyell të jetes vetëm, të mbytur në detin e dhëmbjes e të vetmisë. Veç vajza si motra Gjergj Elez Alisë i rrinë afer e i pastron plaget e shpirtit e të jetes. Dhe dallgët vazhdojnë.
Nga një rrezim nga mosha iu infektue këmba dhe mjeket ja kanë prerë.. Dallgët e jetes janë më të tmerrshme se dallget e detit. Por prap në sajë të dashurisë së vajzes së tij dhe të dhëndrit e mbesave të tij që aq shumë e duan gjyshin fisnik e gojë ëmbël ,ai po i sfidon dhe dallget e jetes. Ashtu siç është, është vital, me një memorje shumë të fresket, sa të mahnit.
kur të flet per anijet, të dhënat e tyre, per shokët , me emra , per vitet e hallët! Flet per Silur Kapsen dhe i ndrit fytyra, i qeshin e i ngazllejnën sytë, i gufon gjoksi ,sikur është dhe sot në urë të komandimit të kësaj anije ku shkriu jeten e rininë e tij, që i fali çdo gjë të jetes tij.
Një detar veteran si deti që ngjall shpresë per të per të perballue çdo dallgë.
Rrofsh sa të duash vetë Bilbil Lika!
Deti i bën detaret të fortë e vital siç është vetë deti!
Bilbil Lika si një monument i detarit të paepur apo si një fanar deti që tregon bregun e Bilbili tregon se si perballohet deti e jeta duke na dhënë një leksion jete të dallgëzuar!
Mëhill Marku
( Bashkëdetar me Bilbil Liken në Pashaliman)
Shëngjin : 24.01 2020 20:48
====================================