3.5 C
Tiranë
E martë, 11 Shkurt 2025

Mhilli Shengjin

=NJË GOTË DHËMBJEJE BASHKË TA PIMË!=
=================================
Neser një degë mimoze do të marr
Do ta sjell e dashur do të vi në takim
Në vend teje do ulem të perqafoj varrë
Ashtu të perqafumë të festojmë Shën Valentin!

Pak dhe do ta marr e ta puth me mallë
Koken mbi varr do mbështes si dikur tek ti
E di ,djersë të ftohta do më kullojnë mbi ballë
Dhe vdekjen e sfidon e madhja dashuri !

Perqafuar me varrin si me ty do të rrimë
Zemren t’a dëgjoj a ta bën më tik-tak
Në vend të puthjes ma lësho një ushtimë
Ngreju, bëju e gjallë , të shuajmë merak !

Çou e një gotë dhëmbjeje bashkë ta pimë
Të mbushur plot me mushtin e dashurisë
Se ti je gjallë dhe tokes i jep jetë o Pinë
Dhe mua më lehtëso prej dhëmbjes e merzisë!

Eh Shën Valentin sa shumë të kam lavdëru
Se dija që do vijë dita e sot unë të shava
Ashtu si gjithë njerzimit i fale dashurinë
Dhe pak të na lije , shumë shpejt na ndave !

Në se je Shënjti që të adhuron njerzija
Në se je mbreti që ligjrove dashurinë
Bëj mrekullinë, mi fshi lotet e mija
Ma ngjall pak, të çmallem me të dashuren Pinë!

Mëhill Marku
Shëngjin : 13.02.2020 19:31
=========================

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.