Respekte për secilin mik virtual e real!
U dua shumë dhe Uroj secilin nga zemra që në këtë betejë të rrezikëshme për jetën, të dalin dhe do të dalim fitimtarë!
Misioni i Koronavirusit!
-Të ma mësojë që të jemi njerëz me shpirt, me zemër, me dashuri, me kulturë të gjërë, të jetojmë në paqe shpirtërore brenda vetes e me të tjerë, të jemi human, të kemi solidaritet, të jemi gjithmonë bashkë e mbi të gjitha të vlerësojmë familjen!
-Të mësoj për të mos harruar edhe të kaluarën kur kanë rënë epidemi të ndryshme vdekje prurëse e pasojat e rënda që ka pësuar njerëzimi!
-Të na mësojë se çfarë është higjena personale, mirësjellja shëndetsore me veten e me të tjerë.
-Të na mësojë se çfarë është higjena mjedisore, duke filluar nga shkallët e përbashkëta, të mos pështyjmë përtokë, të mbajmë një distancë shëndetose me tjetrin, si në ambjente publike ashtu edhe ato mjeksore duke mos ja marë frymën të sëmurit se duke treguar dashuri të tepruar e sëmurin më keq atë.
-Të na mësojë se nuk është kafeneja e me gotën e rakisë ku kalohet e ndërtohet jeta, por familja. Nuk është kafeneja zyra ku trajtohen e zgjidhen problemet e rëndësishme komunitare, por zyra e punës.
-Të na mësojë që mos rendim mbaj çdo gjëje që në fakt është e gënjeshtërt dhe janë shumë të dëmëshme.
-Të na mësojë të mos shesim veten se dimë shumë, por të mbyllim gojën, hapim veshët e sytë duke ulur kokën mbi libra të njerëzve të spovuar e të mençur.
-Të na mësoj se puna bëhet edhe pa makinë si dhe këmbët janë për të ecur, truri për të menduar e gjykuar më shumë, e secila shqisë të kryej funksionet e veta.
-Të na mësojë se vlerë kanë mëndjet intelektuale të mençura profesionale e jo politika shterpë e dogmatike.
-Të na mësojë të zhdukim çdo ves negativ, të mos e vlerësojmë e gjykojmë tjetrin nga bindjet politike, por nga vizioni progresiv që ka, nga dija e tij, sa përfitoj unë duke e përkrahur e inkurajuar që ai të zerë vendin që i takon si aktor progresiv i shoqërisë.
Gjykoj dhe besoj se sapo të arrijë këtë mison në dobi të njerëzimit do të largohet ashtu si erdhi pa bame e pa tame, pra pa u ndjerë fare!