4.5 C
Tiranë
E shtunë, 22 Mars 2025

Mihal Monka

Zhvilimet progresive!

Jane te tilla kur ka motivim per mireqenie te gjithaneshme te njerezve.

Gjendjet e mbyllura, trysnite, mungesa e mirekuptimit, harmonise, e bashkepunimit te sinqerte sjellin vetem stres e depresion. Jeta te behet e padurueshme! Njerezit detyrohen te shkojne atje ku i gjejne keto.

Per ti kapercyer keto gjendje duhet,

-me shume afrimitet shpirteror,

-me shume sinqeritet,

-me shume komunikim te embel e me etik.

-me shume profesionalizem, ndershmeri e korrektesi nga administrata shteterore.

Mbasdite te mbare ju uroj miq!

“””””””””””””””””

Si nuk më bënte zemra të mësoja për të marrë rryshfet kur isha në detyrë nga Shef i Parë i PK Kajavije sapo u prish kloni qershor-nëndor 1991, deri Shef Komisariati e N/Drejtor Policie?!.

Mallkuar qofshi Ju, që edhe ditën me diell duke qëndruar në karriket shtetërore e nuk kryeni shërbime shtetërore pa u paguar nën dorë?!.

Kam hequr edhe bukën e fëmijëve, blerë në vitin 1994 mjet me borxh të cilen e përdorja për interesa pune në shërbim të sigurisë publike, e kisha edhe si akomodim natën por edhe për shërbime operacionale kundër krimit, dhe fëmijet sot jetën e bëjnë me minus. Kështu kanë vepruar edhe shumë koleg të nderuar.

Të tjerë shumë më me integritet të lartë moral e profesional se sa Ju janë të pa punë, po lenë vendin e shkojnë jashtë Tij!

Mallkuar qofshi se e shkatërruat këtë vend të begatë dhe të bekuar nga Perëndia!

“”””””””””””””””””””””””””””””

Prinderi fortesa me e qendrueshme qe te mban ne kembe per te ardhme te sigurte!

Prindërit nuk duhen injoruar, por më shumë duhen respektuar.

Prindërit nuk duhen anashkaluar, por me shume me ta duhet konsultuar.

Prindërit nuk duhen dekurajuar, por ata duhen inkurajuar, nëpërmjet një komunikimi të vazhdueshëm, te ngrohte dhe me pozivitet.

Sa me shume t’ja ngrohesh shpirtin, e te mos i lendosh, aq me shume urata merr.

Jepi dashuri,

Krijoji paqe shpirterore,

Buzeqeshi sa me shume,

Hidhja doren ne qafe se per ta eshte gjerdan i arte.

Me shume i shton jeten,

Ne fund te fundit Prinderi jeton per femijen dhe se vet je ose do te behesh Prind!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.