12 C
Tiranë
E enjte, 27 Mars 2025

Mihallaq Qilleri

 

MOS MË NGIT..!L'immagine può contenere: 1 persona, selfie e primo piano

Mos me ngit të lutem në kufijtë e së pamundurës,
Mos më tërbo si dallgët në të tyren zemërim,
Unë dhe ti jemi horizontet e së humburës,
Shpresë që endet qiellit kot, pa asnjë vegim.

Dashuri kërkoj prej teje në diell, hënë, natë a ditë,
Të tretem mbi trupin tënd fatlumë, të begatë,
Të shkrihem në klithmën tënde qetë, pa frikë,
Të vdes mbi ty, thjesht, pa u penduar aspak.

Botën dyshuese në burgje çmendie ta mbyllim,
Nuk pendohem edhe sikur përjetë të mbytemi,
Nën klithmat e tua të gojës, të zemrës e epshit,
Dhe të vdesim përtej kohës banale ku rritemi.

Të shkrihem në klithmën tënde pa frikë,
Të vdes mbi ty, thjesht, pa u penduar aspak!

LIRIKA ARVANITASE…

Çë more kapanë2) dhe ike,
Më ke grua s’më ke mike.
Mirëmbrëma, moj gjitone,
Ke vend të flemë sonte?

Vajzë me dhën edhe me dhi,
Ç’janë ato që ke në gji ?

U i zithi, u i zithi 3),
Që s’ta trazova gjithin..4)

Mëkat shumë, moj Marie,
Gjërë shtron, vetëm bie..

Çë më shtive në faí 5)
Që s’më del nga mendt ti!

Dil të dalim në lëndinë,
Për të losim si gjërpërinë..
Dil natën të vidhemi,
Me fjalë 6) neve s’mirremi.
________

Vajzë hajdhare 7)
Mushkë xanxare.
Kunupica 8) tëndra 9) lumit,
Je e bukura e katundit.

Çë ka rruga çë gjëzmon10)
Vajzë arvanite shkon.

Kur të shoh mbleksidhet 11)
Zëmëra më dridhet.
Të vin vajzëria prapë
Shpirtin ia japë.

_________

Lule ti, lule jot ëmë,
Bashkë do flëmë neve prëmë.
Lule jot ëmë, lule it atë,
Ah, pa eja prëmë prapë.

________

Moj ime bijlë,
Thuaj sat biljë
Ti thotë së biljësë
Pse i klja e bilja.
________________
1) -dhrominë= udhën
2)- kapanë=kapelen
3)- zithi= i ziu
4)- gjithin=gjiri
5)- faí=gjellë
6)- fjalë= mblesëri
7)- hajdhare= e përkëdhelur
8)- kupunica= biskonjë
9)- tendra =matanë
10)-gjëzmon=gjëmon
11)- mbleksidhet=gërshetat

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.