Pas 65 vitesh, brenda e jashtë skenës, ku ndodhet “vatra e zjarrtë” e lindjes dhe e vdekjes së një jete njerëzore, -përmes dramaturgjisë dy orëshe,-jam bindur se ka diçka të shpirtit që e ngrë ose e ulë personazhin për të qënë i vërtetë ose jo! Pa “u ndezur” shiprti i tij , trupi i aktorit nuk lëvizë dot, nuk mundet që të flasë dhe as të mundet ta dëgjojë edhe ai spektatori kureshtar që ri në fundin e asaj salle të madhe që quhet TEATËR. Kështu që, qyshkur në Irodhjo të Akropulit Grek ulej qytetërimi i lashtë i Athinës në Afiteatrin e Dionisit, apo në Amfiteatrin e Butrintit, në ato shkallare të gurta përbri një liqeni të qytetit tim të Sarandës, si edhe në Teatrin “Globus” të Londrës të ideuar e ngritur shpirtërisht, gjatë mesjetës, nga Shekspiri i pavdekshëm, ku vinte e ulej edhe mbretëresha Elisabet si spektarore e heshtur, apo në “Kolizeon “ e përjetshëm të Romakëve, po ashtu, në ato skena të inprovizuara e sheshe të Francës, kur aktorët vinin e zbrisnin me karrocat e tyre artistët endacakë të Moljerit e gjer në ditët e sotme, nëpër Teatrot Moderne të Brodueit në Amerikë, të Spanjës në Madrid a të Parisit në Francë , të Tokios në Japoni dhe kudo, qoftë edhe në Teatrot e Rrugicave të lagjeve të varfëra të metropoleve moderne , po nuk fërgëlloi shpirti i aktorëve , që e lartëson po edhe e përgjysmon jetën e tyre pasionante, nuk mund të ketë TEATER, brënda të cilit të mos ndodh “magjia” e një jete të dytë shpirtërore! E një jete njeriu, e një shoqërie të tëre dhe e një shteti të vetëm…
Babai i Filozofisë, Greku Stoik i lashtësisë Helene, SOKRATI, i cili pranoi nga Gjykata e Athinës, të pinte helmin e të vdiste , se sa të ndryshonte bindjet e veta, e konsideronte shpirtin si “kapacitet për inteligjencë dhe karakter”. Mandejë edhe si “strukturë e personalitetit” për të rrokur “fuqitë e dijes”. Për një dalje nga “shpella e errët”,-siç sugjeron edhe nxënësi i tij, Platoni, për një “shndërrim të shpirtit”, duke e konsideruar SHPIRTIN si “parimin e jetës drejtë lëvizjes” dhe se “funksioni i vetëm i shpirtit,është arti i të jetuarit”….
Duke shkruar librin “Shpirti Artistik” në vitin 2014, kisha parasysh shpirtin e flakëruar të aktorit tonë Naim Frashëri në një”duel artistik me aktorin Rus Inocenti Smoktunovski,-sejcili në vëndet e tyre dhe në të njëjtën kohë,- që “garonin” me rolin e Hamletit, që të dy mjeshtëror e pasionant, mbartur shpitërisht me dilemën e madhe “të rroshë a të mos rroshë”, ku predominonte shpirti i ndezur flakë i Naimit, me aksentin e njeriut aktiv të Rilindjes për ta “ndrequr botën”, mbi botën meditative të kolegut rus, thuajse të një niveli profesional, për të qënë superior Naimi, vlerat e larta të të cilit i ka ngritur së larti edhe regjisori rus Jutkeviç, tek xhironte filmin për Skëndërbeun tonë, ku NAIMI interpretonte rolin e Palit, po edhe në librin e tij , duke vlerësuar shpirtin e zjarrtë të këtij artisti, që jetoi aq pak, ngaqë interpretonte me energji flakëruese, që nuk shterrte… Kështu që shpirti njerëzor, bashkohej edhe me shpirtin botëror, si një ndijesi e filozofi universale. Po edhe të njëjta vlera profesionle e shpirtërore përgjithësuse, do të gjeja edhe tek të dy artistët e kolegët Andrea Malo e Kujtim Spahivogli,-që të dy regjisora të mënçur, po që i ndante pikërisht ky “Shpirti artistik”: tek Andrea, i fshehur nga brënda aktorëve që drejtonte, ndërsa tek Kujtimi, me shpirtin e tij të ndezur flakë, pasionant e me plot fantazi përcjellëse. Që të dy mjeshtra të regjisurës e të mjeshtërisë së aktrimit. Dhe që do të vazhdonte me regjisurën energjike, të vrulleve shprtërore, si të personazheve, ashtu edhe të skenave masive, prej Pirro Manit e prej një elegance jete, etike, karakteresh e performancash shpirtërore, prej regjisorit Mihal Luarasi.
Duke veçuar mandejë, edhe disa personalitete të aktrimt si :Mihal Popi,Kadri, Roshi, Margarita Xhepa e Tinka Kurti. Mihali me shpirtin sarkastik të një komedianti, Kadriu me shpirtin djabolik të një magjistari, Margarita me shpirtin poetik të Ofelisë, vajzës së dashuruar marrëzisht me Hamletin dhe Tinka Kurti me shpirtin epik e të begatë të Nënë Pashakos, si personifikim i gjithë nënave shqiptare, plotë me sfida e meditacione të rralla. Mjeshtre të skenës, që do mbahen mend ndër breza. Pa harruar edhe disa personalitete aktorësh e talentesh, me vlera kristaline shpirti, që interpretuan e jetuan fare pak , pikërisht nga pasionet e tyre të përflakura të shpirtit , sikundër qenë, Bezhet Nelku, Viktor Gjoka, Roland Trebicka, Fatos Sela e Aleko Prodani. Bexheti me botën e tij shpirtërore aq të pasur, Viktori me shpirtin sarkastik, Rolandi me shpirtin hokatar e të pashtershëm, Fatosi me shpirtin lapidar të individëve e njerëzve të kornizave më të mëdha, -sikundët qe Ismail Qemali dhe Prodani me shpirtin e njerëzve të vegjël e të zakonshëm nga populli, që aq shum i ndeshim në përditshmërin tonë.
Vetëm se, brënda një libri e kornize ështe e pamundur të vendosësh, ca më tepër “shpirtëra të zogjëve këngëtarë”! Që skena jonë i ka patur e disa syresh i ka akoma. Duke përmëndur shpirtin e shtruar e të tejdukshëm të Sulë Pitarkës, shpirtin brilant të Sandër Prosit, Shpirtin prej babaxhani të Pandi Raidhit e të Nikolin Xhojës, shpirtin tragjik të Marie Logorecit, shpirtin si deti i thellë të Robert Ndrenikës e shpirtin e gjërë social që patën aktorët e mëvetçëm të psikologjisë njerëzore, si të Vangjush Furxhiut,Bujar Lakos, Agim Qirjaqit dhe Viktor Zhustit. Është një mrekulli arti e harmoni shpirtërore, kur në të njëjtën shfaqje aktorët kanë një komunikim shpirtëror të ndërsjellë, ku psikologjia e “fijëzat e shpirtit” tendosen, si “përcjellësa me ngarkesa elektrike”, gati në këputjen e tyre, sikundër janë në shfaqjen “Fernando Krafi më ka shkruar këtë letër”të gjermanit Tankret Dors, tre artistë kontemporan, me interpretimet e një ndijesie të rrallë shpirtërore prej Yllka Mujës me Ndriçim Xhepën (me regji të Gëzim Kames), po edhe të Luiza Xhuvanit me të njëjtin aktor, me Ndriçim Xhepën, në dramën e amerikanit Nill Saimon “Kapitulli i dytë” (me regji të Mehmet Xhelilit), me rolin e komplikuar të Xhorxh Shnajderit, kur përpëlitja e shpirtit , ështe midis jetës e vdekjes dhe dashuria merr goditjen fatale. Për të ardhur edhe në rolet e shkëlqyera të Robert Ndrenikës që nga autorët tanë e me rradhë, tek të huajt e mëdhenjë:Shekspiri, Moljeri, Çehovi, Brehti , Mileri , duke i interpretuar ata me të njëjtin serjozitet krijimi, me bagazhin e shpirtit të tij të pashterrshëm, me personazhe nga të gjitha nivelet , galeritë, fytyrat e shpirtrat njerëzor, duke u pasuar ,jo pak herë edhe nga Furxhiu, Lako, Qirjaqi, Zhusti,Asqeriu, Fino, Liço e në vazhdim, me të rrinjë të talentuar, nga brezi i mëpastajmë qe e kanë përforcuar frrymën bashkëkohëse…Një pulsim energjie e frrymë ngrohtësie që ndjehet në skenat e ekranet tona u takon edhe atyre. Po edhe më të rinjëve akoma , për të cilët kam folur e shkruar ndër vitete e fundit, si ecuri, evolime shpirtërore e përpjekje eksperimentuese…
Mirëpo , si i bëhet kur shpirti i personazhit nuk përputhet me psikologjinë e shpirtin e aktorit? Në Teatër ndodhë, jo pak herë që të jepet për aktorin,nga regjisori edhe ndonjë rol që “nuk të shkon”! Mihal Popi na thoshte se: “duhet ta dashurosh rolin që të jepet e ta bësh tëndin”, ta afrosh pranë shpirtit tënd krijues…Pedagogët tanë të “Mjeshtrisë së Aktorit” na thonin se “lypset punë individuale dhe një mjeshtri e madhe aktrimi që të thyhet kjo “urë kalimi” , nga aktori me vlera humane dhe profesionale, gjer tek personazhi i panjohur, qoftë ky edhe me tipare negative, të zeza e të pa koregjueshme”. Aq sa , kur në vitet 60 të shekullit të kaluar, tek pashë në skenë “Otelllon” e Sandër Prosit, ende student i bangave të shkollës, shkrova e botova në gazetën “DRITA” të asaj kohe një reçens, ku nuk e quaja të realizuar këtë figurë gjenerali, arapi të zi, prej një aktori fisnik, me bardhësi shpirti. Aktori , njeri nga më të mirët që patëm, tundi kokën qortueshm e nuk e pranoi kritikën time. Dhe kishte të drejtë. Se unë nuk kisha marrë parasysh shpirtin e bardhë të Arapit të Zi të Venetikut, në atë interpretim të përmbajtur të Sandër Prosit, të cilit i qen errur sytë nga intriga e Jagos, në sajimin e një tradhëtie bashkëshortore, të yshtur nga shpirti cmirzi i Jagos,kur e krreu krimin fshehtazi , pas së cilës do të vinte kthjellimi dhe pendesa e interpretuar shkëlqyeshm nga aktori ynë i madh…Po një mrekulli interpretuse aktrimi do të ndodhte në skenën shqiptare me aktorin Kadri Roshi , i cili do të dinte ta fshihte shpirtin e bukur, brilant, pas pamjes së jashtme të Ezopit të shëmtuar, me një mjeshtri të rrallë e të padiskutueshme aktrimi. Që do të “gjente belan” me kohën që jetonte, në shfaqjen e mëvonshme të dramës-satirë të Dritëro Agollit “Fytyra e Dytë”, kur interpretoi personazhin negativ të Bektash Shkozës, që “s’kishte derman” t’i “bëje kthesën”personazhit,-sikundër kërkohej atëhere, fatalisht, nga organet e partisë, sipas sloganeve të Enver Hoxhës, që kërkonte kudo e ngado personazhin pozitiv me “brumosjen e partisë”! Aqsa do ta hiqnin fare më pastaj , nga repertori aktiv i Teatrit këtë shfaqje “të pandreqshme”(?!), e cila shkëlqente me vlerat e saj të artit. E kjo ndodhte , ngaqë ky aktor i jashtzakonshëm, kur i ndezte “bateritë e së keqes”, e kishte po aq me vështirësi që t’i retushonte a t’i shuante fare, sukundër ngjau me dëshirën e tij për ta interpretuae edhe Hamletin, po nuk ia arrinte “dritave të epërme”, të “Zjarrmëtarit” të Humanizmit të Rilindjes, me bardhësin e shpirtit të këtij Heroi zëmërplagosur e Universal. Ashtu, sikunder nuk dë të arrinte as kolegu i tij,-Naimi Hamlet,- që të ishte edhe një Gjeneral cinik e shpirt zi, tek “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” të Kadaresë…Teatri i ka edhe këto “plasarritje” në trupin e aktorit, kur jo gjithçka “përputhet” me shprtin e karakteret njerëzore të personazheve! “Teatri është gracka”!,-thoshte Shekspiri….
E vijmë kështu, përsëri te thënia e famshme e Filozofit Sokrat , i cili i diktonte Platonit se “gjithë shpirtrat e njerëzve janë të pavdekshëm, por shpirtrat e të drejtëve janë edhe të pavdekshëm, edhe hyjnorë!” Pra, kontradikta mbetet .Paralelisht me personalitetin. Është Arti i Aktrimit, me mjetet e tij shprehëse, që të zhytesh (ose jo?!) në psikologjinë e personazheve të kundërt,me ato “fije a nuanca” që sigurojnë perspektivën e rolit , drejt zhvillimit të karakterit e vlerës përfundimtare të tij. Duke patur parasysh që dramaturgjia është e tejmbushur me personazhe të të gjitha ngjyrave e karaktereve. Dhe duhet më pastaj një Marlon Brando që të interpretoj po kaq madhërishm , edhe Zapatën, revolucionarin e madh , me shpirtin e kthjellët të mbarë një populli që vuante nënë zgjedhë edhe, paksa më vonë, të shtonte aq natyrshëm në repertorin e vet edhe Mafjozin e tmerrshëm, cinik e shpirt katran Vito Coreone, tek filmi i mdhërishm “Kumbari”. Diametralisht të kundërt, në karaktere e në shpirt! Gjer atëhere (as sot e kësaj dite), nuk kisha e as kam parë një rol aktori, si ai i Zapatës së Brandos, kur brenda krahërorit të një personazhi të heshtu e të ulur , prej syve të të cilit “derdhej” një “llavë vullkanike”, aq e madhe, sa që të shprehte revoltën e shpirtit, me mijëra fjalë të heshtura e të tretura në organizmin e tij trupor.
Por, nëse i referohmi kollosit të aktrimi Marlon Brando, na duhet që të citojmë me veneracion, edhe pedagogen e tij të aktrimit STELLA ADLLERIN, e cila e kuptonte dhe e trajtonte teatrin paksa më përteja se “të ndjerit”në atë që ajo e quante “të bërët”. “Në ditët e sotme,-shkruan Stella AdlIer,shumëçka që konsiderohet si aktrim, nuk është gjë tjetër veçse gjetja e vetes në ndonjë karakter…Aktori duhet ta bëjë me vërtetësi çdo gjë, që i bije në dorë…Në historinë e aktrimit, askush nuk ka luajtur veten…Aktori paguan një çmim dhe ky çmim ëshë zëmra e tij…, duke mos u dukur, se aktroni”
Vetëm se, ka edhe diçka të dhimbshme që duhet thënë: Shpirti i aktorëve shqiptarë, të cilët janë përhere të vlerësuar edhe në skenat e ekranet e botës, po në vëndin e tyre, janë përherë “zemërplagosur”, me një jetë gjithmonë e më të varfër e asnjëhere të mirëvlerësuar, për artin e tyre të madh, ndofta nga më të fundmit në jerarkinë e shtetit dhe të shpirtit..por, a nuk janë këta, edha ata që shprehin në botë frrymën, shpirtin, karakterin,-pra gjithë qënien tonë,- kudo që janë ngjitur nëpër skenat e e botës dhe që e bëri Stafan Cvajkun të shprehet për Aleksandër Moision tonë se Ai ka diçka të veçantë nga temperamenti e Dielli i Jugut… Kur shpirti i tij prej shqiptari qe kthyer në një “klithmë zemre” e që nuk u kthye dot në skenat sado të varfëra të vëndit të tij, prej atij “kushti” qesharak e idjotesk që i vuri “Mbreti i Shqiptarëve”, që të ishte “karagjozi i oborrit” të vet, ndërkohë që e quanin”të tyre” kombet më të shquara të rruzullit tokësor”?!
Athinë, nëntor, 2022.