2.5 C
Tiranë
E martë, 11 Shkurt 2025

Mikel GOJANI

 

NJË FUND I PAFUND…

(Bashkëshortes sime, Verës, e cila këto ditë u nda nga jeta)L'immagine può contenere: 2 persone, persone in piedi

1.
Historia e kësaj legjende
Ngërthen një thellësi të largët:
Në ditën që për herë të parë të takova
Para Portës së shtëpisë,
Buzëqeshja e ëmbël
Ishte dhurata më e shtrenjtë,
Që edhe sot
Pas kaq vitesh
Si pengu
Që s’mund të shpërthejë
Guallin e esencës së shpirtit.
Ishte paralajmërim
I një bukurie mistike.

2.
Të kërkova
Të më përcillesh
Deri te Kopshti Ëndërrimtar.
Në shpirtin tënd
Vëreja sikur dicka zihej.
Duke kuptuar botën tënde
Të lashte,
Jetën ta vazhdosh në qetësi
Dhe shpresën që agonte.

Qielli në lartësi
Sikur i tëri u hap me bardhësinë e vet,
Jetës i dha kuptimin e mirëfilltë
Drejt rrugëtimit nga kaptonte…

3.
Dhe
Erdhi ajo ditë që priteshim.
Bashkë me fundin e saj
Të pafund…

Varrezat e Dugajevës, 9 mars 2020.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.