Do vi nënë…
Nënë, u nisa për tek ty,
do fluturoj bashkë me erën,
e di, te pragu s’do më dalësh ti,
të mbyllur do ta gjej derën.
Unë do vi o nëna ime,
ahh…sa shumë më ka marë malli,
për një përqafimin tënd,
për një puthje lart te balli.
Do vi nënë, po ç’të të sjell,
ç’ti hedh brënda çantës time,
si të vi me duar bosh,
veç me mall dhe shumë kujtime.
Unë do vi o nëna ime,
e malluar si njëherë,
dy qiri do të vë te koka,
një tufë lule mbi mermer.
Jo, jo, nuk e pranoj dot,
mos të shoh unë sytë e tua,
mungesa jote që dhëmb,
plagë e hapur është për mua.
Plagë që nuk do mbyllet kurrë,
se ti ishe drita ime,
jetë i jipje shpirtit tim,
nënë, o zemër e zemrës time.
M. Ajdhoni
4/12/2022