3.5 C
Tiranë
E hënë, 10 Shkurt 2025

Mimoza Çobo‎

 

Hasan Bunjaku.L'immagine può contenere: 1 persona

Hasan Bunjaku është poet,kritik arti,dramaturg,aktor, përkthyes, publicist dhe gazetar.Ka lindur në Desivojcë të Dardanës. Jeton e krijon në Gjilan,në Kosovë. Ka kryer studimet e larta në Prizren dhe Fakultetin Filozofik, Grupi i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, në Prishtinë. Që nga viti 1970, Hasan Bunjaku ka qenë bashkëpunëtor i jashtëm i gazetës “Rilindja”.Hasan Bunjaku është emër i madh i jetës kulturore në Gjilan. Ai lirisht mund të quhet ”doajeni” i gazetarisë. Ai ka dhënë një kontribut të cmuar për artin dhe kulturën e qytetit e më gjerë. Pena e tij ka shkruar libra me poezi , drama, publicistikë,lajme dhe intervista të ndryshme ,ka përkthyer vepra letrare,të cilat i kanë shërbyer kulturës dhe artit në Kosovë. Teatri i Gjilanit ka qenë shtëpia e tij e dytë ,të cilit i kushtoi gjithë jetën. Hasani ka qenë lektor, shqipërues e përkthyes (edhe simultan), dramatizues e udhëheqës i këshillit artistik, duke përcaktuar kështu për vite të tëra orientimet reportereske, udhëheqës tryezash (profesionale) nga fusha e këtij arti dhe anëtar i jurive profesionale të festivaleve kosovare, republikane e i konkurseve letrare. Ka qenë anëtar i këshillit organizativ të manifestimeve kulturore komunale e ndër- rajonale, ndër koncipuesit e fizionomive të “Takimeve muzikore të Majit”, “Takimeve (të shkrimtarëve) të vendlindjes “,”Festivalit Kosovar të Teatrove Amatore”, manifestimi multikulturor “Flaka e Janarit”, e të një sërë manifestimeve komunale, rajonale e kosovare. Është autor i 183 vlerësimeve, recensioneve e kritikave letrare e teatrore,si dhe i kritikave nga lëmi i artit muzikor dhe figurativ.Në mënyrë aktive merret me krijimtari diskursive, studime gjuhësore, letrare dhe teatrore.Është redaktor i revistës për art, kulturë, shkencë e teologji “Drita e jetës”, e cila për tri vjet nxori 12 numra me mbi 300 faqe dhe redaktor i përhershëm i edicionit të “Dritës”, në pesë bibliotekat e të cilës panë dritën e botimit 43 vepra dhe recensuesi i pestë i veprave letrare. Është koautor i monografisë “Desivojca nëpër kohë”, Prishtinë, 1998. Ky është Hasan Bunjaku,një emër i madh i jetës kulturore në Kosovë.

Suksese e mbarësi i urojmë ,z.Hasan Bunjaku !

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.