8.5 C
Tiranë
E dielë, 23 Mars 2025

Mimoza Çobo

 

Arqile V.Gjata..L'immagine può contenere: 1 persona

është poet ,prozator ,publicist, studiues i fushës së kritikës letrare dhe albanologjisë. Është autor i tekstit të këngës “Vagabondi ”kënduar nga Kozma Dushi, autor i librave artistik me poezi, tregime ,monografi ,kumtesa studimore e shkencore,ese dhe bashkautor në disa antologji :”Arvanitas me shumë emër “monografi për Aristidh Kolia ,”Kur trazohet jeta” vëllim poetik,”Kurorë me ngjyra” vëllim poetik ,”Qyteti që kërkon muzikë” vëllim me tregime,”Gratë e poetëve” vëllim me poezi,”Trokas me ligjerime”ka 12 kumtesa studimore e shkencore,”Nentori i kuq”udhetime poetike, “Një ese për jetën” vëllim me ese dhe mendime kritike, botuar në SHBA, ” Jeta më vjen si poezi” vëllim me poezi, “Kur thinjet deti”vëllim me poezi të zgjedhura. Arqile Vasil Gjata është bashkautor në disa antologji dhe revista letrare si : revista letrare numër 38-të “Mehr Lict”, në antologjinë e studiuesit dhe kritikut F.Terziu, “Vëzhgim në brendësi të prozës dhe poezisë shqiptare”,në disa numra tek revista letrare “Haemus” si tregime, esse dhe poezi, që botohet nga Akademiku Ardian Kyçyku, në Bukuresht, “Pelegrini”, “Pegasi”, “Çelësi i shpirtit” në Rumanisht, “Qiejt e shpirtit”, si dhe bashkautor në antologjinë “EAGLE’S VOICES” në anglisht, që sot është pronë e Biblotekës Mbretërore të Anglisë. Në revistën “Obelisk”,etj.Studimet e tij ne fushen e kritikes jane pasqyruar në antologjinë me autorë vlonjat “Mendime estetike mbi letërsinë bashkëkohore” nga Eqerem Canaj.Gjata eshte bashkautor në antologjinë e krijuesve emigrante “As i gjallë dhe as i vdekur”, botuar në Suedi nga shkrimtari dhe poeti Bahtir Latifi,bashkautor në vëllimin me kujtime të autores Lavdie Bisha “Ti je lulja më e bukur e jetës ,si dhe në antologjinë poetike “LOTËT E VIRGJËR”, përgatitur nga Agim Mato dhe Dr. Fatmir Terziu.Poezia e autorit Arqile Vasil Gjata është përkthyer ne gjuhen angleze, greke, rumune dhe ruse.Ne punimet e tij studimore rradhiten rreth** 20 kumtesa studimore ,10 prej te cilave i dedikohen emrave të veçantë të letërsisë shqipe, shumica me gradë shkencore.** **Në universitetin e Gjirokastrës, Gjata, ka ligjëruar me rastin e 100_ vjetorit të poetes Musine Kokalari dhe eshte vleresuar me diplomën si ”STUDIUES I VEPRËS MUSINE KOKALARI”.Për librin “Trokas me Ligjërime” të poetit, shkrimtarit e studiuesit Arqile Gjata,doc. Odise Çaçi,ka shprehur mendimin e tij kritik e vleresues per kete veper; ”Poeti, shkrimtari, publicisti, studiuesi dhe kritiku letrar Gjata ,vjen këtë rradhë me përmbledhje artikujsh “Trokas me ligjërime”,qe eshte nje vepër dinjitoze dhe me vlera të veçanta shkencore, artistike dhe kritike.Vepra e tij rrok disa tema që për mendimin tim janë mjaft të nxehta dhe që duan kurajo, guxim dhe forcë artistike”.Prof.dr.Bardhosh Gaçe e perifrazon punën e këtij studiuesi me një shprehje shumë dinjitoze, ku thekson se Arqile Gjata “na sjelll” një vizion të ri në studimet tona letrare”, f.19, ndërsa prof. Ermelinda Kashah, bëne këtë vlerësim;”Letërsia e shkrimtarit Gjata ka një laborator të madh krijues, me të dhënat që afron, më bën të kuptoj se ka shumë mbretëri librash dhe pak princër letrarë, që do të thotë se minus me minus formojne plusin”.Ndërsa profesoreshe Shpresa Gjergji, bëne këtë vlerësim për librin e prof.Arqile Gjatës.Ajo na sjell në kujtesë një shprehje të Akademikut të shquar shqiptar, prof.dr.Rexhep Qose se,“gjuha është biografi e popujve, sepse në gjuhë dhe me gjuhën, më mirë se në çdo dokument material, ruhet historia e tyre intelektuale, sociale, morale”R.Qoshja, Panteon i rralluar”.Ne vijimesi znj.Gjergji shprehet se”Ligjërimi është një fjalë shumë e gjërë…dhe ndërsa shfetoj “Trokas me ligjërime”, ndjej peshën e koloritit poetik që vrullshëm vjen e më motivon, me një komunikim të hapur, pak befasues do të thosha për autorin, ngaqë e njoh për nga vargu dhe poezia që lëvron më shumë, por kjo “erë” ndryshe më pëlqen…një punë me shpirt, e detajuar, me një tematikë mjaft të pasur dhe me vlera historiko-gjuhësore…” Pra, koleget dhe njerëz të artit e shkencës i bëjnë një vlerësim maksimal punës së këtij studiuesi te mirefillte te letersise shqipe.

Suksese e mbaresi ,i nderuar z.Arqile Vasil Gjata !**

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.