AGIMET PAQËSORE NË SYTË E NJË GRUAJE..
Ç’forcë eterike bulëzon në sytë e tu,o grua?!
Që agimet paqësore lindin shpirtlarë,
vesën rruazore shkundin në retinat e tua,
që s’dinë as t’a fshehin , as t’a thajnë…
Ç’forcë eterike bulëzon në sytë e tu ,o grua?!
Që agimet e shpresës lindin shpirtbardhë,
kërthizën lidhin me fijen e ndjenjave të tua,
pijnë kroin e syve,freskojnë botën me krahë.
Ç’forcë eterike bulëzon në sytë e tu,o grua?!
Që natyra zgjohet në shpërgënjtë e mrekullisë,
duke soditur pragmuzgjet e agimeve të tua,
që veshin hiret e saj me vellon e bukurisë.
Ç’forcë eterike bulëzon në sytë e tu,o grua?!
Që askush se ka të lehtë të hyj në zemrën tënde,
pa zbuluar oazin,nga lindin agimet e vesuara,
pa puthur zambakët e agimeve me ëndje.
Ç’forcë eterike bulëzon në sytë e tu,o grua?!
Që syri bart strukturën riprodhuese të agimeve,
ngjyrimet e muzgjeve të pranverës së vonuar,
ultratingujt që zgjojnë shpirtin e perëndive.
Mos vallë,syri yt ka rrezatimin e sistemit diellor,
xixëllimën fosforishente të planetëve yjor,
llavën e prushtë të vullkaneve venusiane,
drithërimën që fërgëllon hapësirën ndërplanetare?!…
©copyright reserved Mimoza Çobo
HASAN BUNJAKU shkruan.
PERLA TË POEZISË SHQIPE
Mimoza ÇOBO.
EJA I SHTRENJTI IM !
Të thirra i dashur,kur m’u gris petku i hollë ,
por ti s’u përgjigje,më le vetëm nën mollë,
gjinjtë e çjerrë purpurojë e kuqja gjethe,
oh,kjo ikja jote,m’a preu mishin me ethe !
Mos më ler,të më pushtojnë bimësitë e egra,
degët me gjemba,janë fole për grerëza,
molla që mbolle ,psherëtin sa,tundet dera,
mos vallë,e tund ti,apo luan me mua era?!…
Eja i shtrenjti im,më i hijshmi ndër burra,eja,
zbrit mbi hire ,si zbret butësisht reja,
puth trëndafilin e buzës,që dridhet nga era,
biskun nën gushë,që s’pret të vijë pranvera !
Eja i shtrenjti im ,më i hijshmi ndër burra,eja,
mbi buzët e kërthizës,çeli sythin luledelja,
petalja e gjirit shket me ulërimë ndër dhera,
lira e shpirtit s’këndon,po s’ia përkëdhele telat !
Eja i shtrenjti im,më i hijshmi ndër burra, eja,
braktisi viset e huaja,e shkurtër është jeta,
eja të shkrihemi në rrjedhën ku tretet eshtra,
sytë do bëj yje,të gjesh udhën ku rreh zemra!